Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë zbuluar se raketat e gjuajtura në Arabinë Saudite nga rebelët e Houthit të Jemenit duket se kanë një “origjinë të përbashkët”, por ata po hetojnë ende pohimet e SHBA-së dhe Arabisë Saudite që ato i ka furnizuar Irani, sipas një raporti konfidencial.
Zyrtarët udhëtuan në Arabinë Saudite për të shqyrtuar mbeturinat e raketave të lëshuara më 22 korrik dhe 4 nëntor, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Antonio Guterres në raportin e katërt të gjashtëmujorit për zbatimin e sanksioneve dhe kufizimeve të OKB-së ndaj Iranit.
Ata konstatuan “se raketat kishin karakteristika të ngjashme strukturore dhe të prodhimit që sugjerojnë një origjinë të përbashkët”, tha Guterres në raportin e së premtes në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të parë nga Reuters të shtunën.