Monday, February 6, 2023

Kryeministri libanez kritikon milicinë irakiane të mbështetur nga regjimi Iranian

BEIRUT – Kryeministri i Libanit, të shtunën, kritikoi një vizitë në kufirin e Libanit me Izraelin të një udhëheqësi të milicisë irakiane të mbështetur nga Irani, duke thënë se shkeli ligjin vendas.

Udhëtimi i Qais al-Khazalit, themeluesi dhe udhëheqësi i milicisë Asaib Ahl al-Haq, ose Lidhja e të Drejtëve, u organizua nga Hezbollahu Libanes i afërt me iranin, grupi i fuqishëm terrorist dhe kryearmiku i Izraelit.

Në një deklaratë, Kryeministri Saad Hariri tha se vizita u zhvillua gjashtë ditë më parë dhe ishte një “shkelje e ligjeve libaneze”, pa specifikuar më tej.

Ai shtoi se ai kishte udhëzuar autoritetet që të hetojnë dhe “të marrin masa për të parandaluar çdo person që të kryejë aktivitete ushtarake në territorin libanez … dhe për të parandaluar hyrjen e personit të videos në Liban”.