Wednesday, February 1, 2023

“Mposhtja e fundamentalizmit islamik fillon me barazinë gjinore”

Duke folur në një konferencë në Parlamentin Europian të mërkurën, më 6 dhjetor 2017,deputeti britanik Anthea McIntyre tha: “Në një kohë kur fundamentalizmi islamik është armiku më i madh me të cilin përballemi në botë” dhe “çështja e mposhtjes së këtij armiku fillon me barazi gjinore, me të drejtat e grave “.

Konferenca u mbajt në Bruksel me iniciativën e intergrupit Miqtë e një Irani të Lirë në Parlamentin Evropian, i cili gëzon mbështetjen e disa qindra deputetëve nga grupe të ndryshme politike.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) ishte oratorja kryesore dhe ishin të pranishëm dhjetra deputetë dhe një numër i madh parlamentarësh, diplomatësh dhe gazetarësh.