Saturday, September 7, 2024

Qelizat e fjetura të mbështetura nga Irani kanë infiltruar SHBA-në dhe janë ‘gati për të qëlluar’

 

Zyrtarët e inteligjencës dhe ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar për ekzistencën e “qelizave të fjetura” terroriste iraniane që operojnë brenda Shteteve të Bashkuara.

Ky paralajmërim u bë nga ekspertët e sigurisë në një mbledhje të Komitetit Kongresional të Sigurisë së SHBA-së, ekspertë të cilët pohuan se rrjetet terroriste iraniane janë në SHBA dhe presin të marrin urdhra për të vepruar.

Ekspertët paralajmëruan se Teherani mund të niste sulme terroriste me interesat amerikane në shënjestër në çdo moment, qoftë përmes qelizave të tij, apo përmes krahut të tij të Hezbollahut të Libanit, i cili është aktiv në vendet e Amerikës Latine.

“Prania e tyre në Amerikën Latine duhet të shihet si një bazë operative kundër ineteresave të Amerikës në rajon dhe në vetë atdheun.”

Ottolenghi tha që agjentët e qelizave të fjetura hyjnë në Amerikë duke u paraqitur si imigrantë që zhvillojnë biznese legjitime të cilat janë një front për veprimtaritë e tyre të tjera.