Friday, September 20, 2024

Rrënjët e Kryengritjes Mbarëkombëtare & Perspektivat e Saj

Konferencë e njëkohshme interaktive e Komuniteteve Iraniane në 20 qytete & kryeqytete të mëdha në Europë & në Amerikën e Veriut

Përkujtimi i Përvjetorit të 30-të të Masakrës së 30,000 të Burgosurve Politikë në Iran

Ata u përpoqën të na varrosnin, nuk e dinin që ishim fara.

Thirrja e Komuniteteve Iraniane ndaj komunitetit ndërkombëtar:

  • Mbështesni Protestat e Iranit dhe aspiratat e popullit iranian për ndryshim regjimi & themelimin e demokracisë
  • Dënoni shkeljet e të drejtave të njeriut & terrorizmin e mullahëve
  • Ndiqni penalisht fajtorët e Masakrës së 1988-ës
  • Ndërmerrni një politikë të rreptë ndaj regjimit teokratik që sundon Iranin

Ndërsa protestat dhe grevat mbarëkombëtare vazhdojnë në Iran, duke hyrë në muajin e nëntë të kryengritjeve të vazhdueshme, dhe në një kohë kur thirrja për ndryshim regjimi dhe për liri po jehon në mbarë Iranin; komunitetet iraniane në mbi 20 kryeqytete dhe qytete të mëdha të Europës dhe Amerikës së Veriut, do të mblidhen bashkë në një risi, të shtunën, 25 gusht, në një konferencë të përbashkët e interaktive për të përkujtuar 30,000 të burgosurit politikë të cilët u ekzekutuan në masakrën e vitit 1988 në Iran.

Kryengritjet popullore mbarëkombëtare sot, janë vazhdimi i aspiratave dhe rrugëve të atyre që ranë për liri në vitin 1988. Atyre që u thanë ‘jo!’ ithtarëve dhe sakrifikuan jetët e tyre për liri në Iran.

Konferenca, e cila do të mbledhë bashkë mijëra iranianë në Eruopë dhe në Amerikën e Veriut për herë të parë online, është pjesë e fushatës ndërkombëtare që kërkon drejtësi për viktimat e masakrës. Një fushatë e cila nisi dy vjet më parë me një thirrje nga Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e NCRI, dhe kërkon një hetim të pavarur nga OKB rreth masakrës, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë së fajtorëve të masakrës së 1988-ës. Një masakër e cila është vënë në dukje nga OJQ-të, ekspertët dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, si një nga krimet më të këqija kundër njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Fajtorët e kësaj masakre tani janë midis zyrtarëve më të lartë në regjim dhe janë të përfshirë në mënyrë direkte në shtypjen e kryengritjes.