Saturday, September 7, 2024

Francezja Total dhe Telecom-i Gjerman Largohen nga Irani për Shkak të Sanksioneve Amerikane

Kompania franceze e energjisë, Total, ka konfirmuar se do të tërhiqet nga një projekt mulitbilion dollarësh për të zhvilluar depozitat e gazit në Pars-in Jugor në Iran, pasi SHBA nuk i bëri lëshime për sa i përket sanksioneve.

Ndërkohë, Ministri iranian i Naftës Bijan Namdar Zanganeh ka konfirmuar se Total i kishte lajmëruar se do të largohet nga Irani.

Kjo lëvizje vjen pas vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga pakti bërthamor i Iranit i vitit 2015, i cili i kishte hequr sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin e tij bërthamor; kufizime që SHBA thotë se janë shkelur vazhdimisht. Me daljen e tij nga pakti, Donald Trump premtoi rivendosjen e sanksioneve mbi Iranin të cilat do të hynin në fuqi në gusht dhe nëntor.

Total nuk është e vetmja firmë europiane që del nga Irani për shkak të sanksioneve amerikane. Shumë kompani europiane po ikin nga ky vend, pavarësisht përpjekjeve nga Britania, Frnaca dhe Gjermania për t’i mbajtur kompanitë e tyre në Iran.

Operatori gjerman i telekomunikacionit, Deutsche Telekom, ka shpallur kohët e fundit se i ka ndaluar të gjitha operacionet e biznesit në Iran që në maj “për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve me Iranin në mbarë botën”.