SHBA ka filluar vendosjen e sanksioneve të reja mbi regjimin iranian në vijim të vendimit për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur si JCPOA.
Më 21 maj, duke përshkruar politikën e SHBA ndaj Iranit, Sekretari Pompeo deklaroi: “Ky thumbim sanksionesh do të jetë shumë i dhimbshëm nëse regjimi nuk e ndryshon kursin e tij nga rruga e papranueshme dhe jo-produktive që ka zgjedhur në një rrugë që e bashkon përsëri me Lidhjen e Kombeve. Këto do të jenë vërtet sanksionet më të rënda në histori kur ne të kemi mbaruar.”
Sekretari Pompeo ka thënë se politika e Amerikës në lidhje me Iranin bazohet në tre shtylla:
- Së pari, aplikimi i një presioni financiar të paprecedent mbi regjimin iranian;
- Së dyti, frenimi i agresionit të regjimit iranian dhe përballja me sjelljen e tij të dëmshme në rajon dhe mbështetjen për terrorizmin;
- Së treti, përkrahja e palodhur për popullin iranian.
Më pas, ai listoi 12 kërkesa bazë që regjimi duhet të plotësojë në mënyrë që sanksionet të ndalen. “Gjatësia e listës është thjesht shtrirja e sjelljes së dëmshme të Iranit. Nuk e kemi krijuar ne këtë listë, por ata,” tha ai.
12 kërkesat e parashtruara nga Sekretari Pompeo mund të përmblidhen në dy kategori: Dhënia fund programit bërthamor e balistik, dhe dhënia fund ndërhyrjeve shkatërruese në rajon e mbështetjes për terrorizmin, kategori të cilat kanë qenë për një kohë të gjatë kërkesat e Rezistencës Iraniane. Sa për popullin iranian, një përqasje e tillë është e vonuar.
Sekretari Pompeo foli gjatë për popullin e Iranit, duke e njohur kryengritjen e tyre dhe duke shprehur mbështetje për të drejtat e tyre, por ajo çfarë mungonte në listën e kërkesave ishte një kërkesë specifike për t’i dhënë fund shtypjes së popullit iranian.
Pak persona në SHBA dhe më shumë në Europë argumentojnë se sanksionet do të dëmtonin popullin e Iranit. Ky është mashtrim i pastër që ka për qëllim t’i heqë regjimit çdo presion. Faktet flasin qartë:
• Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe një numër fondacionesh të lidhura me Zyrën e Liderit Suprem janë ata që kontrollojnë ekonominë Iraniane.
- Palët e tjera të kontratave ndërkombëtare të tregtisë janë kompani të lidhura me IRGC ose me Liderin Suprem. Kështu që, populli i Iranit nuk përfiton gjë nga tregtia me botën e jashtme.
• Si pjesë e JCPOA, sanksionet u hoqën. Veç kësaj, $100-150 bilion fonde të ngrira iu dhanë regjimit iranian. Dhe prapë se prapë, Situata ekonomike e popullit iranian në maj 2018 është më e keqe se ç’ishte përpara se të hiqeshin sanksionet. Për më tepër, ky influks fondesh u përdor për shtypje të mëtejshme të popullit dhe për luftënxitje në rajon.
- Blerja e naftës nga regjimi do t’i lejonte atij të vazhdonte me represionin e tij të brendshëm dhe sjelljet shkatërruese në rajon.
Populli i Iranit mbështet sanksionet kundër regjimit klerikal dhe aparateve të tij represive si IRGC dhe fondacione të tjera të kontrolluara në mënyrë direkte nga Zyra e Liderit Suprem, Ali Khamenei. Arsyeja e tyre për një pozicion të tillë është shumë e thjeshtë: sanksionet nuk do ta lejojnë regjimin ta shtypë popullin e vet. Ato mund ta kufizojnë buxhetin e regjimit për trupat represive si paraushtarakët Basij (forca e Mobilizimit), të cilët janë shumë të angazhuar në shtypjen e protestave popullore.
Në vijim të firmosjes së JCPOA në 2015, Presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi tha “paratë e derdhura në xhepat e regjimit duhet të vihen nën monitorim të rreptë nga Kombet e Bashkuara për t’u siguruar që ato të adresojnë nevojat urgjente të popullit iranian, veçanërisht rrogat e vogla të papaguara të punëtorëve, mësuesve, dhe infermierëve, dhe të përdoren për të siguruar ushqim dhe mjekim për qytetarët.” Përndryshe, tha ajo, “Khamenei do t’i përdorë këto fonde për të çuar më tej politikën e eksportit të terrorizmit dhe fondamentalizmit në Siri, Jemen, dhe Liban si dhe për të mbushur xhepat e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike.” Fatkeqësisht, dështimi i komunitetit ndërkombëtar në këtë aspekt ka çuar në shtim të vrasjeve në Iran dhe Siri nga regjimi.
Znj. Rajavi ka përshkruar miratimin nga Sekretari Pompeo të kryengritjes popullore dhe të kërkesave të rezistencës së drejtë të popullit iranian në 37 vitet e fundit si një hap të madh.
“Ndryshimi në sjelljen e mullahëve do të çojë në mënyrë të pashmangshme në ndryshimin e regjimit të tyre. Ndryshimi demokratik në Iran është e vetmja zgjidhje për problemin në Iran dhe për krizën në rajon. Krijimi i një fronti ndërkombëtar kundër diktaturës fetare dhe terroriste në Iran është një domosdoshmëri për themelimin e paqes, sigurisë, dhe bashkëjetesës në rajon dhe në të gjithë botën,” ka theksuar ajo.
Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar dhe veçanërisht Europa të marrë një vendim. Ose do të kërkojnë inetersa afat-shkurtra me kontrata fitimprurëse me IRGC dhe të afiliuarit e tyre, duke i dhënë kështu më shumë fuqi një tiranie despotike për të vazhduar me shtypjen dhe luftënxitjen e saj. Ose do të qëndrojnë përkrah popullit iranian në dëshirën e tyre për një Iran të lirë dhe demokratik, ku gratë nuk do të nënshtroheshin, ku minoritetet fetare dhe etnike do të gëzonin të drejtat e tyre të plota, ku rregulli i ligjit do të triumfonte dhe ku populli i Iranit do të ishte i lirë për ta zgjedhur qeverinë e tij në një republikë të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti.