Iran: Maryam Rajavi Bën Thirrje për Mbështetje për Grevën Mbarëkombëtare të Shoferëve të Kamionëve

468

Greva u mbajt në më shumë se 70 qytete në 24 provinca

Në më shumë se 70 qytete në 24 provinca shoferët iranianë të kamionëve dhe automjeteve të rënda filluan një grevë të martën, më 22 maj, 2018 për të protestuar ndaj përkeqësimit të jetesës së tyre, ngarkesës së ulët të mallrave, si dhe kostove të larta të logjistikës. Ata refuzuan të lëvizin dhe të marrin ngarkesa.

Shoferët grevistë deklaruan se do ta vazhdonin grevën derisa t’i plotësohen kërkesat. Greva po përhapet në qytete dhe provinca të tjera.

Agjentët e regjimit iranian morën masa të ndryshme për të krijuar mosmarrëveshje midis shoferëve. Në disa qytete, përfshirë Isfahanin, ata rritën ngarkesat e mallrave, të cilat nuk u pranuan nga shoferët. Në Bandar-Anzali, ata postuan një lajmërim të firmosur nga menaxherët e Shoqatës së Motoristëve dhe Shoqërisë së Kompanive, i cili deklaronte se kostoja e dërgimit të mallrave nga Bandar Anzali në çfarëdo pike është rritur me 12% dhe kostoja e dërgimit në sasi të mëdha është rritur me 17%. Por shoferët vazhduan grevën e tyre.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka përshëndetur shoferët grevistë të kamionëve dhe automjeteve të rënda dhe u ka bërë thirrje të gjithë Iranianëve t’i mbështesin grevistët.