Në mbasditen e së martës, 22 maj, u organizuan ceremoni varrimi për tre martirët e kryengritjes së Kazerunit, Omid Reza Yousefian, Ali Mohammadian Azad dhe Hadi (Mehdi) Jahantab, me pjesëmarrjen e një turme të madhe banorësh të qytetit. Martirët u varrosën në varrezën Behesht Zahra dhe në një varrezë tjetër të quajtur Seyyed Mohammad në Kazerun.
Megjithëse agjentë inteligjence, policie, dhe agjentë të tjerë me veshje civile u përpoqën të ndalonin sloganet anti-qeveritare, pjesëmarrësit nga i gjithë Kazeruni shprehën zemërimin dhe urrejtjen e tyre për regjimin e mullahëve duke kënduar slogane: ‘Oh, vëllai im martir, ne do ta vazhdojmë rrugën tënde’; ‘Vëllai im i burgosur duhet të lirohet’; ‘Oh, vëllai im martir, do të hakmerrem për ty’; ‘Vdekje Diktatorit’; dhe ‘Ti Guvernator, turp të kesh, duart e tua janë njollosur me gjakun e martirëve tanë’.
Mehdi (Hadi) Jahantab u arrestua më 17 maj, dhe nuk kishte asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij. Në vijim të protestave të popullit i cili kërkonte trupat e martirëve dhe lirimin e të arrestuarve, agjentët e regjimit ia dorëzuan trupin familjes së tij më 21 maj.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
23 maj, 2018