Nga Mahmoud Hakamian
Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo, të enjten fajësoi regjimin iranian për sulmet mbi cisternat e naftës në Gjirin Persik, duke thënë se sulmet ishin një tentativë nga Teherani për ta rritur çmimin global të naftës.
“Këto ishin tentativa nga iranianët për ta rritur çmimin e naftës krudo në botë,” u tha Pompeo reporterëve pak para se të nisej për në Europë, sipas Reuters.
Ai la të kuptohej se kishte parë provat e përfshirjes së Teheranit, të cituara më herët të enjten nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton.
Duke folur në Londër, Bolton tha se provat që tregojnë se regjimi i Iranit qëndron prapa këtyre sulmeve do t’i prezantohen Këshillit të Sigurisë të Kombeve të Bashkuara javën tjetër.
I dërguari i SHBA-së për Iranin, Brian Hook, paralajmëroi të enjten se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen me forcë ushtarake nëse interesat e tyre sulmohen nga regjimi iranian.






