Friday, September 13, 2024

Pompeo Përkrah Ekstradimin e Diplomatit Iranian që Ka organizuar Sulmin Terrorist në Francë

 

Më herët këtë javë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se qëllimet e Iranit janë bërë shumë të qarta në momentin që ka nisur planifikimet për të realizuar një sulm terrorist në Francë.

Dy kombas belgë me origjinë iraniane u arrestuan nga policia belge pak kohë para tubimit Free Iran të zhvilluar më 30 qershor jashtë Parisit. Çifti posedonte gjysëm kilogrami eksplozivë dhe kishte një detonator. U zbulua se ata ishin rrugës për në eventin Free Iran, ku merrnin pjesë zyrtarë nga e gjithë bota, përfshirë mysafirë të shquar nga Shtetet e Bashkuara, si avokati i Presidentit Trump, Rudy Giuliani, si dhe Newt Gingrich.

Çifti mbahet ende në Belgjikë.

Ditën tjetër, Assadollah Assadi, diplomati i nivelit të tretë në ambasadën e Iranit në Vienë, u arrestua nga autoritetet gjermane. Ai ishte rrugës për t’u kthyer në Austri ku ka imunitet diplomatik. Assadi i kishte dhënë urdhrin çiftit për të kryer sulmin terrorist dhe u kishte dhënë bombën.

Sekretari amerikan i Shtetit tha se ky komplot i dështuar mjafton për të justifikuar përqasjen e administratës Trump ndaj Iranit, përfshirë sanksionet që janë rivendosur. Pompeo tha që komploti vërteton se Irani vazhdon të mbështesë terrorizmin në Europë.

Assadi ishte anëtar i agjensisë iraniane të inteligjencës – Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS). Prokurori federal gjerman tha se roli i Assadi-t brenda MOIS ishte të mbikëqyrte dhe të luftonte kundër grupeve opozitare brenda dhe jashtë Iranit.

Gjermania ka vendosur ta ekstradojë diplomatin iranian dhe Pompeo tha që e përkrah këtë veprim. “Shkalla e këtij komploti, i cili ka çuar në arrestimin e të dyshuarve të shumtë në Europë – përfshirë në Belgjikë, Francë e Gjermani – na kujton se Irani mbetet shteti kryesor sponsor i terrorizmit në botë. Ne i mbështesim aleatët tanë europianë në përpjekjen për ta ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë kërcënimit të terrorizmit të mbështetur nga Irani në mbarë botën.”