Kritikë ndaj Praktikave Iraniane në Konferencën “Dita Botërore Kundër Dënimit me Vdekje” në Paris

533

 

Kryebashkiakja e Distriktit të Pestë në Paris, zhvilloi një konferencë kundër dënimit me vdekje në Iran, konferencë e cila u organizua nga Komiteti për Përkrahjen e të Drejtave të Njeriut në Iran (CSDHI) të mërkurën, 10 tetor 2018, me rastin e Ditës Botërore Kundër Dënimit me Vdekje. Në konferencë folën kryebashkiakë, politikanë, dhe personalitete të tjera.

Maryam Rajavi lexoi një mesazh në konferencë, ku kujtonte 120,000 disidentët iranianë që u ekzekutuan nga regjimi klerikal. Ajo vuri në dukje se situata e rëndë vazhdon, me mijëra të dënuar me vdekje në burgjet e regjimit. Ajo tha se Irani është shteti numër një që ekzekuton minorenët në botë — në shkelje të konventave ndërkombëtare. Ajo shtoi se ekzekutimet shërbejnë për të mbajtur gjallë terrorin dhe janë instrumente të mbijetesës së regjimit iranian. Ajo shpjegoi gjithashtu se terrorizmi jashtë vendit është një zgjatim i politikës së ekzekutimeve dhe torturës në Iran.

Kryebashkiakja e Distriktit 5 të Parisit, Florence Berthout, përshëndeti luftën e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Ajo citoi Victor Hugo-në: “Dënimi me vdekje është shenja e përjetshme e barbarizmit…” dhe shtoi, “Në këtë Ditë Botërore Kundër Dënimit me Vdekje, ne ngrejmë një thirrje alarmi drejt Iranit.”

Ish pengu i FARC dhe kandidatja presidenciale kolumbiane, Ingrid Betancourt, theksoi se është rrjeti diplomatik iranian ai që e ka organizuar këtë komplot terrorist për të “eliminuar një herë e mirë, një mikeshë të shtrenjtë për ne, Znj. Rajavi, e cila mban pishtarin e opozitës iraniane.” Ajo lavdëroi qeverinë franceze për guximin e saj, që i është kundërvënë presionit të Iranit, dhe që ka kërkuar që Irani të marrë përgjegjësi. Ajo i bëri thirrje kreut të politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini-t “e cila nuk ka thënë asnjë fjalë për të denoncuar faktet e sulmit terrorist në Villepinte,” dhe u kërkoi të gjithë atyre që, si ajo vetë, kanë qenë në Villepinte, të bëjnë një padi civile që është tashmë e hapur në Belgjikë në lidhje me këtë sulm.