Friday, September 13, 2024

Iran: Të Burgosurit Politikë Luftojnë Kundër Trajtimit të Padrejtë

10 Tetori shënon Ditën Botërore Kundër Dënimit me Vdekje. Ne 6 muajt e parë ka patur 176 ekzekutime te konfirmuara ne burgjet iraniane. Shume nga te burgosurit qe janë dënuar me vdekje ne Iran, kanë kryer krime që nuk e justifikojnë një denim të tille.

Për shembull, shumë nga njerëzit që janë ekzëkutuar në këtë vend kanë qenë të burgosur për krime të lidhura me drogën.

Kundershtarët politikë dhe ata që guxojnë të shprehin mospajtimin e tyre, janë vënë gjithashtu në shënjestër nga regjimi  iranian. Dhe ata kanë qënë në shënjestër që nga revolucioni i 1979-ës. Gjatë verës së 1988-ës, më shumë se 30,000 të burgosur politikë u ekzekutuan për shkak të përkatësive dhe parimeve të tyre politike.

Të burgosurit në Iran trajtohen në mënyrë të tmerrshme. Ata abuzohen dhe torturohen sistematikisht. Disave u shkulen thonjtë, të tjerëve u lidhen këmbët dhe varen me kokë poshtë. Të tjerëve u është mohuar ndihma mjekësore e nevojshme dhe urgjente si dhe ilacet kryesore. Disa rrihen për të bërë rrëfim të rremë. Disa janë rrahur me kamzhik. Shumë detyrohen  të jetojnë në qeli tmerrësisht të ndyra. Shumë prej tyre u mohohet racioni i nevojshëm i ushqimit dhe një pjësë e madhe lejohen të përdorin banjën vetëm një herë në ditë.

Të burgosurit nuk përkulen përballë trajtimit të padrejtë ndaj tyre dhe shumë kanë folur me guxim rreth situatës së tyre. Një numër të burgosurish kanë marrë pjesë në grevë urie dhe kanë përhapur aktivisht fjalën për kushtet me të cilat detyrohen të përballen. Ata flasin për ngacmimet dhe kërcënimet që u bëhen dhe deklarojnë se nuk do të heshtin.

Mbrojtësja e të drejtave të njeriut, Atena Daemi, një e burgosur politike që po mbahet aktualisht në Burgun famëkeq Evin në Teheran, ka dërguar kohët e fundit një letër ku ngre zërin kundër dënimit me vdekje dhe kushtet e tmerrshme në burg.

Majid Asadi është një aktivist politik që është burgosur pa asnjë akuzë në të njëjtin burg me Znj. Daemi. Ai është arrestuar nga një agjensi e panjohur e cila nuk kishte mandat. Ai u arrestua në shtëpinë e tij në qytet në shkurt të vitit të shkuar.

Një gjë është e sigurtë – të burgosurit politikë dhe populli i Iranit po luftojnë për kërkesat e tyre legjitime dhe duan ta heqin qafe despotizmin në vendin e tyre.