Monday, February 6, 2023

Newt Gingrich: Politika Amerikan e mbi Iranin, e Bazuar në Realitet, do të Sjellë Ndryshimin e Regjimit

Në Mbledhjen Irani i Lirë në Paris të shtunën, ish zëdhënësi i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Newt Gingrich, mbajti një fjalim të pasionuar në mbështetje të popullit iranian dhe dëshirës së tyre për ndryshim regjimi.

Ai filloi duke shpjeguar se politika e mëpërparshme amerikane e paqësimit, veçanërisht pakti bërthamor i vitit 2015 i cili i hoqi sanksionet Iranit në këmbimb të kufizimeve në programin e tij bërthamor, ishte e dobët dhe “e deluzionuar”.

Më pas, Gingrich lavdëroi politikën aktuale realiste amerikane, e cila është e fokusuar në ndalimin e diktaturës iraniane dhe ka filluar duke u tërhequr nga pakti i metë bërthamor dhe duke rivendosur sanksionet të cilat, siç parashikon ai, do të bëhen gjithnjë e më të rënda me kalimin e kohës.

Ai tha: “Në fund të fundit, e vetmja rrugë për sigurinë në rajon është zëvendësimi i diktaturës me demokracinë, dhe ky duhet të jetë objektivi ynë… Objektivi ynë është të kemi një Iran të lirë e demokratik që respekton të drejtat e çdo individi.”

Ai lavdëroi njerëzit që ishin të pranishëm në mbledhjen Free Iran, duke përfshirë Maryam Rajavi-in, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme ndaj popullit iranian dhe u tha se ata ishin në anën e duhur të historisë.

Ai tha: “Liria do të vijë. Ajo është paguar me gjakun e patriotëve. Është paguar me djersën e patriotëve. Është paguar nga ata që janë të gatshëm të ngrihen kundër diktaturës. Ju jeni një pjesë shumë e rëndësishme e kësaj.”

Ai e mbylli fjalimin duke shprehur shpresën e tij se liria për Iranin do të vijë në të ardhmen e afërt.

Ai tha: “Do të jem optimist. Pres me padurim ditën kur kjo mbledhje të mund të bëhet në Teheran në një vend të lirë.”