Mirëpriten sanksionet e reja kundër komandantëve dhe bashkëpunëtorëve të IRGC-së

464

Rezistenca iraniane përshëndet sanksionet e Departamentit të Thesarit të SHBA kundër një numri komandantësh dhe bashkëpunëtorësh të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të angazhuar në shtypjen dhe plaçkitjen e popullit iranian, si dhe eksportin e terrorizmit dhe përhapjen e raketave balistike.

Rezistenca iraniane e sheh këtë si një hap të domosdoshëm në trajtimin e politikave represive, luftënxitëse dhe terroriste të regjimit klerikal dhe përhapjen e raketave balistike që rrezikojnë paqen dhe qetësinë në rajon.

Këto sanksione duhet të shtrihen shpejt tek të gjithë individët, subjektet, institucionet dhe kompanitë e lidhura ose që kanë të bëjnë me IRGC, si dhe mercenarët e huaj të IRGC-së. Është edhe më e domosdoshme që sanksionet të vendosen mbi komandantët e IRGC të vendosur në 31 provincat anembanë Iranit, të cilët janë përgjegjës për shtypjen e popullsisë.