Friday, September 20, 2024

Iran: Thirrje urgjente për të shpëtuar të burgosurin politik në grevë urie Mohammad Nazari

I burgosuri politik Mohammad Nazari është në kushte të rrezikshme kritike pas 94 ditëve në grevë urie. Z. Nazari ndodhet momentalisht i arrestuar në burgun e Gohardashtit, Karaj – perëndim i Teheranit.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit i bën thirrje mbrojtësve ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut, veçanërisht Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe Raportueses Speciale për të drejtat e njeriut në Iran, raportuesve specialë për arrestimet arbitrare, torturën dhe të drejtën për jetë, veprime dhe masa efektive për të shpëtuar jetën e tij dhe për të arritur lirimin e tij.

Mohammad Nazari u arrestua në vitin 1993 dhe u dënua me burgim të përjetshëm. Sipas ligjeve të regjimit klerikal, që janë bërë të detyrueshme që nga viti 2013, dënimi i tij i përjetshëm duhet të zëvendësohet me 15 vjet. Megjithatë, Ministria e Inteligjencës nuk e liron pavarësisht 24 viteve të burgimit. Në vend të kësaj, ata kanë shtuar presion mbi të duke i privuar kujdesin mjekësor, duke e nënshtruar atë në kushte më të vështira. Ata kanë për qëllim ta çojnë atë në vdekje.