Saturday, July 27, 2024

SHBA bllokon regjimin e Iranit nga projekti kërkimor për shkak të mosbesimit ndaj tij

NCRI – Shtetet e Bashkuara kanë penguar regjimin iranian që të bashkëpunojë në një eksperiment fusion prej miliarda dollarësh në Francë për shkak të frikës se regjimi nuk mund të besohet.

Megjithëse prej muajsh pritet që regjimi iranian të marrë pjesë në projektin ITER me një kapacitet të kufizuar, SHBA-ja e ka bllokuar atë nëpërmjet vendit së tij në këshillin drejtues, pasi pjesëmarrja e Iranit duhet të miratohet njëzëri. Këshilli i ITER-it do të bëjë një takim gjatë këtij muaji për të trajtuar çështjen.