Rouhani, president i fashizmit fetar që sundon Iranin, ka lavdëruar Gardën Revolucionare që ka qëlluar mbi një dron amerikan, duke thënë, “E qëlluam dronin me një sistem që është ndërtuar në Iran, raketa e tij është bërë nga Irani, radari i tij është bërë nga Irani, që do të thotë, e kërkuam me radarin tonë iranian, e fiksuam me radarin iranian, e morëm në shënjestër me raketën tonë iraniane …
Ua puthim duart të gjithë atyre që e krijuan këtë industri të vendit në Ministrinë e Mbrojtjes, ua puthim duart të gjithë atyre që ditën ta përdornin këtë mjet në Gardën Revolucionare”.
Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Rezistencës Iraniane, ka thënë se deklarata e mësipërme e dyfishon nevojën për ta sanksionuar Rouhani-n dhe për ta vendosur atë në listat terroriste. Gjatë katër dekadave të fundit dhe sidomos në gjashtë vitet e fundit, Rouhani ka luajtur një rol kyç në të gjitha krimet e regjimit brenda dhe jashtë Iranit si President dhe kryetar i Këshillit Suprem të Sigurisë të regjimit klerikal.
Pak muaj pas paktit bërthamor, ai e pranoi se rritja e pranisë në Siri e Irak ishte bërë për të fituar më shumë lëshime në bisedimet bërthamore. Ai tha: “Nëse komandantët tanë trima nuk do të kishin qëndruar në Bagdad dhe Samarra, dhe në Fallujah e Ramadi, dhe nëse nuk do ta kishin ndihmuar qeverinë siriane në Damask e Aleppo, nuk do ta kishim patur sigurinë për të negociuar kaq mirë” (8 shkurt 2016).
“Sot, po të shohim në çdo cep të Afganistanit, Irakut, Sirisë, Libanit, Palestinës, kudo, shohim gjurmët e trimërisë së Komandant Suleimani-t,” tha Rouhani më 10 maj 2016, duke shtuar se “IRGC është e pranishme për të mbrojtur tempujt tanë të shenjtë në Irak e Siri, për të mbrojtur të shtypurit në Liban, në Palestinë, në Afganistan, e në vende të tjera që kërkojnë ndihmë nga populli iranian dhe qeveria iraniane.” (Agjensia e Lajmeve Tasnim e Forcës Qods, 10 maj 2016).
“Ne kemi ndërtuar, jemi duke ndërtuar, dhe do të ndërtojmë raketa … Nuk ngurrojmë të ndërtojmë, prodhojmë, depozitojmë, dhe të përdorim atëherë kur na duhet të mbrojmë veten, çfarëdo arme të çfarëdo lloji që të na duhet,” tha Rouhani më 29 tetor 2017 në Parlamentin e regjimit klerikal. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara e kanë prishur sigurinë në Siri, sigurinë në Liban, sigurinë në Irak dhe stabilitetin e sigurinë e Afganistanit, dhe duan ta “copëtojnë Irakun”, dhe ne “shkuam t’i ndihmonim popullit iraken, t’i ndihmonim popullit sirian, dhe nuk lejuam që “integriteti territorial i Irakut të sabotohej.”
Që nga viti 1980, Rouhani ka bërë thirrje për ekzekutimin e disidentëve politikë në lutjet e së premtes në publik, dhe si sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë në vitin 1999, ai luajti një rol madhor në shtypjen e kryengritjes së studentëve dhe popullit të Teheranit.
Në fushën bërthamore, Rouhani shkroi në librin e tij “Siguria Kombëtare dhe Diplomacia Bërthamore”, se çdo gjë po shkonte mirë në Natanz, dhe ekspertët kishin planifikuar të lëshonin 54,000 centrifuga në mars 2003, kur konferenca për shtyp e MEK-ut në verën e vitit 2002 bëri bujë.
Daily Telegraph shkroi më 5 mars 2006: Në 2006-ën, ai (Rouhani) e pranoi se në negociatat me Treshen Europiane “Teherani u mundua të fitonte kohë dhe u përpoq ta mashtronte Perëndimin pasi programi i tij i fshehtë bërthamor u zbulua nga opozita iraniane në vitin 2002.”