Aktivisti i Ri Vdes në Rrethana të Dyshimta në Burgun Iranian

399

Një iraniano-arab i ri me emrin Benyamin Albughobeish është vrarë në një burg të Iranit, sipas burimeve lokale të të drejtave njerëzore në Ahvaz të Iranit jug-perëndimor.

Sipas raportit, më 26 qershor, familja e Benyamin-it mori një telefonatë nga zyra e Ministrisë iraniane të Inteligjencës në Ahvaz, e cila i informonte për vdekjen e djalit të tyre në qendrën e paraburgimit të Ministrisë së Inteligjencës në qytet.

Një nga të afërmit e Albughobeish ka thënë, “E kanë vrarë Benyamin-in nën torturë. Ai ishte i ri e i shëndetshëm  dhe nuk kishte asnjë problem. Agjentët e inteligjencës i kanë torturuar e kërcënuar atë dhe nënën e tij, e cila ishtë e burgosur në burgun Sepidar”.