Administrata e Trumpit planifikon të caktojë një të emëruar politik në Departamentin e Shtetit në një pozitë kyçe për menaxhimin e politikës në Iran dhe Irak, një masë që do të zëvendësojë një diplomat karriere me një përkrahës besnik të presidentit.
Andrew L. Peek, një ish kapiten në Rezervën e Ushtrisë së SHBA dhe anëtar i ekipit të tranzicionit të Departamentit të Shtetit, do të bëhet zëvendës sekretar i ri i shtetit që mbulon Iranin dhe Irakun, sipas tre zyrtarëve të Departamentit të Shtetit që kanë njohuri mbi këtë çështje.