E enjte, 6 prill, 2017
NCRI – Kryetari i delegacionit të opozitës siriane Dr. Nasr al-Hariri foli mbi pushtimin iranian të Sirisë dhe masave që provokojnë luftërat sektare.
“Irani po kryen krime lufte në perëndim të Damaskut. Ajo që po ndodh sot është vazhdimi i një politike të planifikuar nga ana e regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij, veçanërisht Iranit, për të fituar zotërimin mbi të gjitha zonat në perëndim të Damaskut. Është një nismë shumë e rrezikshme, “tha ai në një intervistë me TV Al Arabiya.
“Ky regjim është i përfshirë në krime lufte. Shpërngul njerëzit nga shtëpitë e tyre, detyron vendasit të lënë vendlindjet e tyre stërgjyshore, ndryshon strukturën shoqërore, duke imponuar njëherësh bllokadat dhe vrasjet masive kundër popullit sirian “, shtoi al-Hariri.
“Interesi i Amerikës për të luftuar kundër Daesh-it (ISIS / ISIL) dhe për t’i dhënë fund ndërhyrjes së Iranit do t’i shërbejë revolucionit sirian”, vazhdoi ai.
“Interesi i Uashingtonit për të distancuar Iranin nga Siria, dhe në fund, për të dëbuar përfaqësuesit e këtij regjimi nga Siria do ta lënë Irani krejtësisht të izoluar”, përfundoi al-Hariri.