E martë, 4 prill 2017
Për aq kohë sa regjimi iranian dhe IRGC nuk dëbohen nga Siria, lufta dhe kriza do të vazhdojnë.
Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane Maryam Rajavi e përshkroi si “një krim të madh lufte” sulmin kimik në Idlib dhe masakrën e pamëshirshme të njerëzve të pambrojtur, veçanërisht fëmijëve të pafajshëm.
Khamenei dhe Bashar Assadi janë përgjegjës për këtë sulm kimik, sikurse në rastin e bombardimeve kimike në gusht 2013, dhe ata duhet të çohen para drejtësisë, përsëriti znj Rajavi.
Maryam Rajavi përshëndeti popullin rezistent të Sirisë. Ajo shprehu ngushëllimet e saj të sinqerta për popullin e pikëlluar të Idlibit dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve.
Ajo nënvizoi faktin se heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe mosveprimi në përgjigje të krimeve gjashtë-vjeçare të luftës në Siri kanë inkurajuar regjimin fetar fashist të Iranit dhe diktatorin sirian për të vazhduar dhe shkallëzuar krimet e tyre.
Vazhdimësia e krimeve të luftës në Siri, me përfshirjen gjithnjë e më të madhe të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicive të lidhura më të tregon qartë se për sa kohë që regjimi iranian dhe IRGC nuk dëbohen nga Siria, dhe për sa kohë që qeveria e tyre kukull të jetë në fuqi në Damask, në atë vend dhe në rajon nuk mund ketë paqe, qetësi e madje as edhe një armëpushim.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
4 prill 2017