E enjte, 6 prill, 2017
Thirrje për t’i kërkuar llogari autorëve të masakrës së vitit 1988
Folësit në një konferencë të mbajtur në selinë evropiane të Kombeve Bashkuara në Gjenevë nga Partia Radikale ndërkombëtar dënuan shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut dhe ekzekutimet në rritje në Iran, dhe shqyrtuan temën e masakrës së 30.000 të burgosurve politikë në vitin 1988 në Iran.
Duke qenë se konferenca përkoi me sesionin e 34 të Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, folësit bën thirrje për një hetim të OKB-së mbi këto krime dhe vënien e autorëve të tyre para përgjegjësisë.
Ish-deputetja italiane Elizabetta Zamparotti, bashkë-kryetare e Komitetit Italian të qytetarëve dhe Parlamentarëve për një Iran të Lirë theksoi përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Iran.
“Si anëtarë të Partisë Radikale ndërkombëtare mbështesim një fushatë ndërkombëtare për sundimin e ligjit në vende të ndryshme. Irani duhet të jetë në qendër të fokusit kësaj fushate “, tha ajo.
“Pavarësisht prirjes ndërkombëtare që kërkon revokimin e plotë ose pezullimin e dënimit me vdekje, Irani vazhdon të përdorë në mënyrë të tmerrshme dënimin me vdekje edhe ndaj të miturve, dhe kjo është një shkelje e konventave më themelore ndërkombëtare, sidomos Konventës mbi të Drejtat e Fëmijëve, “shtoi ajo.