Korrupsioni Vazhdon në Iran

355

‌Nga Shahriar Kia

Udhëheqja e Iranit është e korruptuar deri në palcë. Dhe kështu ka qenë për dekada të tëra.

Gjatë viteve të shkuara, zyrtarët kanë folur gjithnjë e më haptazi për nivelin e korrupsionit kaq të përhapur e të dukshëm saqë është e pamundur të fshihet. Shumë zyrtarë e kanë ngritur zërin për praktikat dhe kolegët e korruptuar. Madje edhe Lideri Suprem Ajatollah Ali Khamenei u ka bërë thirrje zyrtarëve që t’i japin fund korrupsionit.

Së fundmi kanë dalë në dritë detajet e njërit prej rasteve më të mëdha të vjedhjes në detyrë që ka parë ndonjëherë vendi. Ky skandal thuhet se ka prekur rreth 7.4 bilion dollarë.

Kjo hile ka përfshirë anashkalimin e sanksioneve – ato që ishin vendosur nga ish-presidenti amerikan Barack Obama. Të dyshuarit janë anëtarë bordi dh ekzekutivë të kompanive petrokimike që kanë kryer një numër krimesh financiare midis viteve 2010 dhe 2013.

Jashtë vendit, ata kishin krijuar kompani për të shitur artikuj petrokimikë, ku kishin mundësi të përfitonin nga sistemi iranian i kursit të këmbimit, i cili është ne disa nivele. Në thelb, ata vidhnin një pjesë të madhe të fitimeve nga shitjet, të cilat më pas i këmbenin në tregun e zi për një fitim të madh.

Nga 14 të dyshuarit, 11 janë aktualisht në burg. Tre të tjerët do të gjykohen në mungesë në një gjykatë iraniane.

Ky lloj praktike është shfrytëzuar nga njerëz të panumërt dhe është një problem kompleks mbi të cilin autoritetet e kanë të vështirë të kenë kontroll. Sipas ligjeve të vendit, njerëzit supozohet t’i dërgojnë të ardhurat e huaja në Bankën Qendrore të Iranit. Më pas u jepet ekuivalenti në rial.

Monedha iraniane ka rënë shumë që nga rivënia e sanksioneve amerikane nga administrata Trump, gjë që ka bërë që shumë eksportues të produkteve petrokimike t’i mbajnë fitimet e tyre në monedhë të huaj. Gjashtë muaj më parë, guvernatori i Bankës Qendrore tha se qeveria do t’u kundërvihej këtyre praktikave.

Megjithatë, qeveria ka marrë shumë pak masa për të luftuar korrupsionin dhe populli i Iranit nuk do ta tolerojë më. Në vend që t’i përdorte për problemet e brendshme bilionat e dollarëve që përfitoi kur u hoqën sanksionet pas firmosjes së paktit bërthamor, regjimi i shpërdoroi ato për aventurat e tij jashtë vendit.

Popullit iranian i vihet shqelmi sistematikisht dhe është koha që kjo gjë të ndryshojë. Populli i Iranit po lufton për demokraci, të drejtat njerëzore dhe liri, dhe do të vazhdojë të protestojë e të mbajë demonstrata anti-qeveritare deri ditën që të jetë i lirë.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) kontrollojnë një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit. Ato kanë një rrjetë të ndërlikuar kompanish frontale të cilat përdoren për t’i anashkaluar sanksionet dhe zyrtarët po bëhen gjithnjë e më të pasur. Në të njëjtën kohë, populli i Iranit po bëhet gjithnjë e më i varfër dhe kategoria e varfërisë ekstreme po zgjerohet me shpejtësi.

Është e pamundur që qeveria ta shërojë plotësisht korrupsionin pasi një pjesë e madhe e veprimtarisë së saj është e bazuar në praktika të korruptuara. Ashtu siç varet e ardhmja e regjimit në eksportin e terrorizmit, financimi i këtyre veprimtarive varet në korrupsionin e regjimit.