Mbretëria e Bashkuar, në fund të muajit të shkuar, konfirmoi se kishte në plan ta nxirrte jashtë ligjit grupin libanez Hezbollah në tërësinë e tij. Më parë, Britania ka listuar vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut, dhe për një kohë të gjatë, ka qenë e opinionit se krahu ushtarak dhe ai politik janë krejtësisht të ndarë nga njëri tjetri. Një besim që i leverdiste shumë Hezbollahut, pavarësisht se e kishte mohuar më parë ekzistencën e një ndarjeje të tillë.
Britania shpalli se do t’i nxirrte jashtë ligjit të gjithë krahët e këtij grupi për shkak të ndikimit të tij destabilizues dhe malinj në Lindjen e Mesme.
Hezbollah luan një rol madhor në destabilizimin e Lindjes së Mesme nga regjimi iranian. Irani e ka financuar Hezbollahun me biliona dollarë dhe e sheh atë si thelbësor në qëllimet e tij të zgjerimit të influencës së tij në rajon.
Është e qartë se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar e ka mërzitur regjimin iranian pasi tani, në Britani, të mbështesësh Hezbollahun në çfarëdo mënyre apo forme konsiderohet shkelje ligji.
Zyrtarët iranianë e kanë qortuar këtë masë të Britanisë si “të papërgjegjshme”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Ghasemi, tha se Mbretëria e Bashkuar ka bërë një “lëvizje të gabuar”. Ai tha gjithashtu se Hezbollah është i domosdoshëm në luftën kundër terrorizmit dhe se “mbron integritetin territorial të Libanit”.
Komentet e zëdhënësit janë qesharake pasi Hezbollahu libanez është një organizatë e njohur terroriste që ka qenë e përfshirë në planifikimin dhe realizimin e mizorive të shumta në mbarë botën.
Ai ka qenë partner i regjimit iranian për shumë vite dhe nuk ka shfaqur ndonjë shenjë të tillë besnikërie ndaj vendit të tij. Në emër të Iranit, ai ka kryer masakra mizore në mbarë rajonin. Si dhe përtej tij. Siria është ndikuar në mënyrë të veçantë nga ndërhyrja e Hezbollahut në emër të Iranit.
Komuniteti ndërkombëtar, dhe sidomos Shtetet e Bashkuara, e ka rritur presionin mbi regjimin iranian. Presidenti amerikan Donald Trump është betuar ta frenojë kërcënimin e Iranit dhe e ka njohur regjimin si kërcënimin më të madh ndaj paqes dhe sigurisë në rajon. Ai ka premtuar të mbajë një fushatë presioni maksimal mbi Iranin dhe deri tani, e ka mbajtur fjalën.
Europianët, nga ana tjetër, e kanë trajtuar shumë butë regjimin iranian. Pavarësisht një numri komplotesh vrasjeje e sulmesh terroriste në tokën europiane, shumë udhëheqës europianë kanë ngurruar të marrin masa decizive në mënyrë direkte kundër Iranit – ende shumë të ndërgjegjshëm për të mos marrë masa që do të rrezikonin Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPoA) apo marrëdhëniet potenciale tregtare.
Megjithatë, ky etiketim i Hezbollahut tregon se gjërat mund të jenë duke ndryshuar. Hezbollah është një organizatë po aq terroriste sa regjimi iranian dhe Mbretëria e Bashkuar ka të drejtë të shqetësohet për ndikimin e tij.
Presioni mbi regjimin iranian – si në frontin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar – do ta detyrojë regjimin të rrëzohet së shpejti. Kjo është ajo që dëshiron populli i Iranit pasi për dekada të tëra është shtypur dhe i janë mohuar të drejtat njerëzore më themelore. Pjesa tjetër e botës do të përfitojë gjithashtu nga rrëzimi i këtij regjimi, sidomos fqinjët e Iranit, të cilët ka disa kohë që terrorizohen