E hënë, 09 janar 2017
Komploti për vrasje kundër politikanit gjerman Reinhold Robbe dhe spiunazhi në një kolegj biznesi në Paris dhe profesorit të kësaj qendre, nga regjimi fashist fetar që sundon në Iran, dyfishojnë nevojën për t’i dhënë fund marrëdhënieve me këtë regjimit terrorist dhe fondamentalist, dhe për të dëbuar agjentët e saj nga këto vende evropiane. Mosveprimi ndaj një regjimi i përshkruar nga populli iranian si “Kumbari i Daeshit (ISIS / ISIL)”, e ka inkurajuar atë që të shkallëzojnë spiunazhin dhe përpjekjet për të kryer sulme terroriste.
Ngjarjet e viteve të fundit tregojnë se regjimi i mullahëve ka përfituar nga marrëdhëniet ekonomike dhe diplomatike, shkëmbimi i studentëve e madje edhe nga ndihma për refugjatët -veçanërisht në vendet evropiane për të ndjekur objektivat për të terrorizuar, spiunuar dhe mohuar sigurinë për refugjatët, duke anashkaluar sanksionet, duke blerë sende të ndaluara dhe …
Liria e lëvizjes që gëzojnë agjentët e këtij regjimit në Evropë e ka kthyer Iranin në një kërcënim serioz për sigurinë e kontinentit të gjelbër.
Agjencia e inteligjencës së Iranit ishte duke spiunuar Robbe-n, ish-presidentin e shoqatës së miqësisë gjermano-izraelite dhe objektiv i mundshëm i një atentati nga agjensia e inteligjencës së Iranit, sipas raporteve të fundit të mediave gjermane që citojnë prokurorin federal të vendit.