Saturday, July 27, 2024

Vajzat e të burgosurit politik iranian të zhdukur: “Nuk e dimë nëse babia jonë është gjallë apo ka vdekur”

E diel, 08 janar 2017

International Business Times botoi një intervistë ekskluzive të Harriet Sinclairit me dy vajzat e të burgosurit të shquar politik  Ali Moezzi, më 8 janar, në vijim është teksti i plotë i kësaj interviste.

Faqja e internetit e Amnesty International të Iranit flet për të burgosur të shumtë politikë, burra e gra të zhdukur, aktivistë në grevë urie – qindra njerëz anonimë që vuajnë shkeljen e të drejtave të njeriut.

Por, për vajzat e të burgosurit politik  iranian, Ali Moezzi, nuk ka asgjë anonime në lidhje me gjendjen e tyre, pasi ato ulen dhe presin lajme për babanë e tyre, i cili këtë javë është zhdukur pa gjurmë nga burgu famëkeq Gohardasht.

Duke folur ekskluzivisht për IBTimes Uk, Hejrat dhe Forough Moezzi, që janë anëtare të organizatës Popullore Mojahedin të opozitës iraniane (PMOI / MEK) dhe kanë ikur nga Irani një dekadë më parë, po jetojnë me mundësinë reale që babai i tyre mund të jetë dënuar me vdekje nga regjimi iranian.