Friday, March 29, 2024

Iran: Një pjesë e vogël e historikut kriminal të Hashemi Rafsanjanit.

E hënë, 09 janar 2017

NCRI – Rafsanjani,  82 vjeç, vdiq pas një ataku në zemër, pak pasi u  çua në spital.

Rafsanjani ishte një nga shtyllat kryesore të regjimit klerikal në Iran dhe konsiderohej ndihmësi më i afërt i Khomeinit që nga ardhja në pushtet, dhe si i tillë ishte i përfshirë në të gjitha krimet e Khomeinit.

Gjatë luftës Iran-Irak, Rafsanjani, ishte zëvendës de facto i Khomeinit dhe më vonë u emërua si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura në luftë.

Ishte përgjegjës për vrasjen e qindra mijëra qytetarëve iranianë dhe dërgimin e fëmijëve dhe studentëve në fushat e minave gjatë luftës.