Presidenti amerikan Donald Trump e ka shfaqur qartë faktin se ka ndërmend t’ua bëjë shumë të vështirë vendeve të huaja të bëjnë biznes me Iranin.
Që kur u shpall se Shtetet e Bashkuara do të dilnin nga pakti bërthamor i 2015-ës me Iranin, një numër kompanish kanë dalë nga biznesi me Iranin nga frika e përfshirjes në sanksionet, tw cilat administrata shpalli se do të rivendoseshin.
Administrata i ka paralajmëruar kompanitë e huaja që ta shfrytëzojnë në maksimum periudhën e mbylljes së kontratave në mënyrë që të shmangin sanksionet dytësore. Shumë kompani të mëdha e të mesme në Gjermani – qindra prej tyre – rrezikojnë të përfshihen në këtë situatë.
Eksportet gjermane në Iran u rritën me 27 për qind kur u bë marrëveshja bërthamore me Iranin në vitin 2015. Llogaritet se vitin e shkuar, eksportet gjermane në Iran arritën një total pre $4.2 bilion.
Bashkimi Europian, me dëshirën për ta mbajtur në fuqi marrëveshjen bërthamore dhe për të vazhduar biznesin me Iranin, si dhe duke vepruar sipas kërkesës së Iranit, është përpjekur të përditësoje një Statut Bllokimi i cili do t’u jepte mbrojtje nga sanksionet amerikane kombanive të BE-së që bëjnë biznes me Iranin.
Udhëheqësit europianë kanë tentuar ta bindin Trump-in që të mos i rivendosë sanksionet, apo të paktën të bëjë lëshime për kompanitë e BE-së. Por Trump ka mbetur i patundur.
Gjermania ka thënë se do t’i ndihmonte kompanitë gjermane për të qëndruar në Iran dhe javën e shkuar, Ministri i Jashtëm Heiko Maas tha se vendi po punonte me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën për të zhvilluar një sistem pagesash që do t’i lejonte bizneset të vazhdonin edhe pas hyrjes në fuqi të sanksioneve amerikane. Megjithatë, një numër kompanish gjermane kanë filluar që tani të mbyllin kontratat e biznesit, apo të paktën t’i pakësojnë bizneset e tyre me Iranin. Kompani të tjera janë tërhequr krejt tashmë.
Largimi i gjithë këtyre kompanive nga Irani do të ketë një impakt të fuqishëm mbi ekonominë iraniane – pikërisht pasoja që synonte Trump. Regjimi iranian është nën një presion të jashtëzakonshëm nga disa pika, duke përfshirë presionin e brendshëm, ku populli i Iranit ka shprehur dëshirën për ndryshim regjimi.