Pompeo: Do t’u përgjigjemi menjëherë veprimeve të Iranit kundër interesave tona

494

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha të premten se Irani është sponsori më i madh i terrorizmit në botë, duke theksuar se Uashingtoni do t’i përgjigjej menjëherë çdo veprimi të Iranit kundër interesave të tij.

“U kemi thënë iranianëve që do t’u përgjigjemi menjëherë çdo sulmi të tyre apo të agjentëve të tyre ndaj interesave tona,” tha Pompeo.

Vlen të përmendet se Pompeo ka konfirmuar në fund të gushtit se Ngushtica e Hormuzit është subjekt i navigimit ndërkombëtar, dhe se Irani nuk e kontrollon atë, siç pretendon.