Monday, September 9, 2024

Klinton: Lufta kundër Iranit dhe shkatërrimi i ISIS-it nuk janë misione të ndryshme

E martë, 25 tetor 2016

Breitbart, faqja e lajmeve të SHBA, njoftoi të hënën se e-mailet e filtruara të fushatës së Hillary Klintonit zbulojnë se kandidatja për presidente synonte t’i tregonte Institutit Brookings se, “Lufta kundër Iranit dhe shkatërrimi i ISIS-it nuk janë misione të ndryshme – ato janë të lidhura ngushtë”

Megjithatë, pas një ndërhyrjeje të kryetarit të fushatës, John Podesta, ndërsa Klintoni konfirmoi se ajo mbështet një “opsion ushtarak” kundër Iranit si mjetin fundit, dhe e akuzoi Iranin për përkrahje të diktaturës së Bashar al-Asad në Siri, ajo nuk e shqiptoi fjalinë.
Në fjalën e saj në dhjetor 2015 në Institutin Brookings, Klintoni shqyrtoi edhe të metat e marrëveshjes bërthamore të Perëndimit me Iranin. Ajo vazhdoi duke thënë se marrëveshja duhej të “zbatohet dhe të imponohet në mënyrë agresive” dhe se qasja e SHBA duhet të jetë “mosbeso dhe verifiko”. Klinton gjithashtu tërhoqi vëmendjen ndaj “sjelljes provokuese” të Iranit duke thënë se mund të jenë të nevojshme sanksione të mëtejshme

Breitbart raporton se, “Qeveria iraniane ka përdorur Shtetin Islamik për të zgjeruar ndikimin e saj në Lindjen e Mesme”.
Faqja e lajmeve tha gjithashtu se ” Irani financon milicitë shiite në Irak që janë akuzuar për tentativë spastrimi etnik, tortura dhe vrasje të civilëve arabë suni në Irak, dhe thuhet se ka dërguar komandantin e lartë Qasem Soleimani në Irak në maj 2016.”