Deputeti britanik bën thirrje për drejtësi për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, duke përfshirë masakrën e 1988

390

 

E hënë, 24 tetor 2016

NCRI – Deputeti i Hendon-it kryeson thirrjet drejtuar Mbretërisë së Bashkuar për të dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran, pas një ekspozite kushtuar kësaj teme.

Ekspozita në Attlee Suite në Dhomën e Komuneve dje (20 tetor) ekspozon të shkuarën e autoriteteve iraniane dhe krimet e vazhdueshme që kanë si objektiv të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane, përfshirë aktivistët dhe disidentët.

 

Kjo ekzpozitë ishte pjesë e një konference të organizuar nga Komisioni Parlamentar britanik për Lirinë në Iran (BPCIF) ku u theksuan shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran dhe u përkujtuan viktimat e ekzekutimeve.

Konferenca do të fokusohet veçanërisht në masakrën e 1988 të sponsorizuar nga shteti, ku u vranë 30.000 njerëz, përfshirë gra shtatzëna dhe fëmijë, të ekzekutuar me dekret fetar nga regjimi qeveritar.

 Matthew Offord, deputeti i Hendon-in, kryesoi konferencën dhe ngulmoi për t’i dhënë fund mosndëshkimit për njerëzit që kanë kryer këto krime.

Ai tha: “Populli i Iranit kërkon fundin e mosndëshkimit për ata që kanë kryer këtë krim dhe autoritetet e tjera të regjimit.

“I bëj thirrje qeverisë britanike që të njohë dhe të dënojë këtë masakër si një krim kundër njerëzimit dhe të veprojë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mënyrë që t’i nxjerrë autorët e njohur të krimit para drejtësisë në një gjykatë ndërkombëtare.”

Thirrjes së  tij ndaj qeverisë iu bë jehonë nga anëtarë të tjerë të të dy dhomave të cilët ranë dakord se hapa të tillë do të ishin shumë të rëndësishëm për t’i bërë presion regjimin në Teheran për të ndaluar ekzekutimet, të cilat vazhdojnë edhe sot.

Konferenca është mbështetur nga Shoqata e Gruas anglo-iraniane e cila përbëhet nga shumë rezidente të komunës Barnet me origjinë iraniane.

Laila Jazayeri, drejtoresha e shoqatës, tha: “Pothuajse çdo iranian që jeton në komunë ka humbur një anëtar të familjes, të fisit, apo mik në masakrën e 1988.

“Disa nga familjet e viktimave dhe në veçanti një anëtar i Rinisë anglo iraniane në Barnet i cili ka humbur shumë halla dhe xhaxhallarë.

“Deputetët tanë, Matthew Offord dhe Mike Freer, kanë mbështetur gjithmonë qëllimet dhe aspiratat e votuesve të tyre për një Iran të lirë, ku ata mund të kthehen një ditë.”

Publiku dëgjoi edhe ish të burgosur politikë dhe dëshmitarë okularë nga të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata treguan tmerret dhe historitë e tyre të brutalitetit me të cilën autoritetet kryen ekzekutimet.