Saturday, July 27, 2024

Amnesty International: “Goditje e pamëshirshme e Iranit ndaj shprehjes artistike”

E mërkurë, 26 tetor 2016

NCRI – Viktima e fundit e asaj që Amnesty International e quan “goditje e pamëshirshme e Iranit ndaj shprehjes artistike” është Golrokh Ebrahimi Iraee shtëpia e së cilës është bastisur “dhunshëm” më 24 tetor.
Pa një proces të rregullt, Iraee u arrestua nga autoritetet për të filluar dënimin e saj prej gjashtë vjetësh për ” fyerje të shenjtërive islamike”.

Regjimi iranian e ka akuzuar atë për fyerje, pasi ajo ka shkruar një histori të pabotuar në lidhje me përdorimin e lapidimit deri në vdekje si dënim nga ana e qeverisë. Iraee ndodhet tani në burgun famëkeq Evin, ndërsa burri i saj, Arash Sadeghi, një aktivist i të drejtave të njeriut dhe i burgosur i ndërgjegjes, ka nisur që atëherë një grevë urie në shenjë proteste.
Amnesty International tha se, jo vetëm që burgim i Iraee-s është “një padrejtësi e tmerrshme dhe një sulm i egër ndaj lirisë së shprehjes”, por ajo gjithashtu tregon një “shfaqje thellësisht shqetësuese të mbështetjes për ndëshkimin mizor dhe çnjerëzor të lapidimit”.
Magdalena Mughrabi, Zëvendës Drejtoresha për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Amnesty International, tha: “Autoritetet iraniane duhet ta prishin këtë cikël të padrejtësisë dhe të lirojnë menjëherë dhe pa kushte Golrokh Ebrahimi Iraee. Po ashtu insistojmë për të siguruar që dënimi i saj të anullohet. “
https://ëëë.amnesty.org/en/latest/neës/2016/10/iran-ëriter-arrested-in-violent-raid-on-her-house-folloëing-prison-sentence-for-story-about- stoning /