Saturday, July 27, 2024

Irani: Ekzekutim brutal i një adoleshenti të burgosur, i arrestuar në moshën 15 vjeçare

 E enjte, 10 gusht 2017 

Të enjten, më 10 gusht herët në mëngjes, regjimi i Mullahëve përsëri ekzekutoi një adoleshent. Regjimi vari Alireza Tajikin, një adoleshent të burgosur, të arrestuar në moshën 15 vjeçare, pasi kishte kryer gjashtë vjet burg në burgun Adelabad në Shiraz, Iranin jugor. Ky krim ndodhi pavarësisht kërkesave të përsëritura nga të Drejtat e Njeriut dhe autoritetet ndërkombëtare.

Alireza Tajiki u transferua në izolim gjashtë vjet më parë, pasi u arrestua dhe u torturua për ta detyruar të pranonte, pavarësisht se ishte një adoleshent. Rasti i tij ishte plot me pyetje të paqarta dhe familja e tij vazhdimisht kërkoi rigjykim; një kërkesë që nuk iu dha  kurrë përgjigje.

Më ligjet barbare të regjimit iranian, sundimtarët e të cilit janë një bandë  torturuesish dhe plaçkitësish, mijëra të rinj po kalojnë vitet më të mira të jetës së tyre në burgjet mesjetare, të frikësuar për vdekje. Sipas zyrtarëve të regjimit, 5300 të burgosur, shumica prej të cilëve janë midis moshës 20 dhe 30 vjeç, janë dënuar me vdekje.

Sistemi qeverisës Velayat-e faqih, i paaftë për t’iu përgjigjur kërkesave më themelore të publikut dhe për shkak të frikës nga kryengritja e popullit, ka kryer një valë ekzekutimesh, veçanërisht kundër të rinjve..

E vetmja mënyrë për të dalë nga fatkeqësia e krijuar nga ky regjim shtypës dhe gjakatar është uniteti dhe solidariteti i të gjitha shtresave dhe ngritja kundër kësaj shtypjeje kaq të përhapur.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

10 gusht 2017