Friday, March 29, 2024

Jetojmë situatën më të keqe në Siri dhe është krijuar një urrejtje e thellë kundër regjimit të Iranit

E martë, 04 tetor 2016

NCRI – Në vazhdimin grindjeve përçarëse mbi rrugën pa krye të politikave të regjimit iranian në rajon, Mehdi Khazali, biri i klerikut Abolqassem Khazali (një nga ish-zyrtarët e regjimit) gjatë një fjalimi të botuar në internet dhe mediat sociale, në lidhje me rolin e  komandantëve të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) dhe terroristëve të Quds Force, ka thënë: “të gjitha politikat tona janë në rrezik dhe janë peng i Gardës Revolucionare iraniane.”

 

“Në Siri, revolta e njerëzve dhe pranvera arabe ka mbërritur pas mureve të pallatit të Bashar al-Assad, por oficerët e Qods Force thonë me krenari se Bashar al-Assad nuk kishte më shumë se dhjetë mijë trupa dhe ne e mbajtëm atë (në pushtet); kundër kujt? Popullit sirian! Kjo eshte e gabuar; (Kështu) populli i Sirisë u bë armiku ynë “, tha Khazali.

“Jetojmë situatën më të keqe në Siri dhe është krijuar një urrejtje e thellë (kundër regjimit iranian),” shtoi ai.

Më parë, Khazali kishte thënë: “Po të mos ishte ishte për veprimet e Qassem Soleimani-t, Daesh (ISIS), nuk do të ishte shfaqur në Siri … Tetë vjet luftë (me Irakun) nuk ishte e mjaftueshme, tani kemi pesë vjet që luftojmë në Siri”.

Duke reaguar ndaj deklaratave të Khazali të botuara në hapësirën kibernetike dhe mediat sociale, burime dhe faqe të internetit të lidhura me fraksion e Khameneit dhe IRGC kanë shkruar: “Mehdi Khazali ka një qëndrim të ashpër kundër Qassem Soleimani dhe e paraqit atë si fajtorin kryesor për luftën në Siri dhe për rritjen e Daesh (ISIS). Ai e konsideron Khomeini-n, Khamenei-n dhe IRGC përgjegjës për të gjitha problemet e vendit dhe të rajonit. Nuk është e habitshme të dëgjosh fjalë të tilla nga një personi të tillë! “