E martë, 04 tetor 2016
NCRI – Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon në shtator të 2016 paraqiti raportin e tij të fundit mbi “Situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së duke e vënë theksin tek abuzimet e kryera nga regjimi.
Raporti “A / 71 / 374 thoshte:
Që nga dhënia e raportit më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm në Këshillin e të Drejtave të Njeriut mbi këtë temë (A / HRC / 31/26), shkeljet e të drejtave të njeriut kanë vazhduar në një shkallë alarmante. Në veçanti, është kryer një numër i konsiderueshëm ekzekutimesh, duke përfshirë edhe të individëve të cilët ishin të mitur në kohën e bërjes së krimit të pretenduar; ndëshkimet trupore, duke përfshirë të rrahurat, vazhdojnë; trajtimi i gazetarëve dhe i mbrojtësve të të drejtave të njeriut vazhdon të jetë shqetësues, sikurse e kanë parashtruar mekanizma të ndryshme të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara; dhe pakicat fetare dhe etnike vazhdojnë të përballen me persekutimin dhe ndjekjen penale.
Më 19 tetor 2015, Sekretari i Përgjithshëm shprehu shqetësimin e tij të thellë në lidhje me shkallën alarmante të ekzekutimeve në Republikën Islamike të Iranit, Ai përsëriti thirrjen e tij për qeverinë për të vendosur një moratorium për ekzekutimet me synimin për të hequr dënimin me vdekje. Kësaj thirrjeje i ka bërë jehonë në disa raste Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe disa procedura të veçanta të Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhjen që qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të ndalur ekzekutimet ose për të krijuar një moratorium mbi dënimin me vdekje.
Vazhdojnë të vijnë të dhëna për ekzekutime me varje të grave dhe të shtetasve të huaj. Midis janarit 2015 dhe qershor 2016, të paktën 15 gra u ekzekutuan, kryesisht për vepra të lidhura me drogën dhe vrasjen, dhe të paktën 20 shtetas të huaj (kryesisht nga Afganistani) u ekzekutuan, ndërsa më shumë se 1200 janë në korridorin e vdekjes (shih A / 70 / 304).
Mbi 50 ekzekutime janë kryer në publik në vitin 2015 dhe të paktën 10 gjatë gjysmës së parë të vitit 2016.
Raporti gjithashtu iu referua ekzekutimit të të miturve në Iran, duke thënë:
Në raportin e tij në sesionin e tridhjetë e njëtë të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, Raportuesi Special mbi situatën e të drejtave të njeriut në Republikën Islamike të Iranit iu referua ekzekutimit të të paktën 73 të miturve ndërmjet 2005 dhe 2015 (A / HRC / 31 / 69). Ai vuri në dukje se, sipas informacioneve, që nga marsi 2016 të paktën 160 të mitur janë korridorin e vdekjes.
Duke theksuar përdorimin e regjimit të torturave drakoniane ndaj të burgosurve politikë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi:
Sekretari i Përgjithshëm është i shqetësuar në lidhje me tendencën aktuale të përdorimit të kërcënimeve të torturës, ose torturës së vërtetë, për të nxjerrë dëshmi të rreme ose prova të tjera vetë-fajësuese nga të burgosurit apo individë të ndaluar nga policia, veçanërisht nga ata që janë burgosur për qëllime politike. Dëshmi të tilla janë përdorur shpesh si dëshmi të pranueshme në procedurat gjyqësore.
Gjendja e burgjeve në Republikën Islamike të Iranit mbetet një shqetësim i madh, për shkak të mbipopullimit të gjerë dhe numrit të lartë të burgosjeve. … Hapësira jashtëzakonisht të vogla për të jetuar, ushqim me cilësi të dobët, numër i pamjaftueshëm i tualeteve dhe dusheve dhe ngrohje e papërshtatshme janë karakteristika të përbashkëta të shumë institucioneve të paraburgimit.
Raporti theksoi më tej mungesën e aksesit në kujdesin e duhur shëndetësor për të burgosurit politikë iranianë:
Njerëzit e privuar nga liria, veçanërisht të burgosurit politikë, vazhdojnë të kenë një akses të pamjaftueshëm në kujdesin shëndetësor. Në shumë raste, trajtimi mjekësor thuhet se është refuzuar si një formë e dënimit në një shkallë aq të rëndë sa të përbëjnë torturë. Më 27 prill 2016, një grup i Raportuesit Special shprehu publikisht shqetësimin për gjendjen e më shumë se një duzine të burgosurish politikë që rrezikoheshin të vdisnin për shkak të kushteve të tyre të përkeqësimit të shëndetit dhe refuzimit të vazhdueshëm nga ana e autoriteteve për t’i dhënë trajtimin mjekësor.
Rikthimi i rrahjeve vazhdon të mbetet një shqetësim serioz. Kodi Penal Islamik, i cili hyri në fuqi në vitin 2013, parashikon ndëshkimin me rrahje me kamzhik për fyerje të profetëve, homoseksualitetin, përdhunimin, tradhtinë bashkëshortore dhe konsumin e alkoolit. Ka të dhëna se ky dënim gjithashtu është vënë edhe për mos agjërimin, mos respektimin e kodit të veshjes islamike, marrjes pjesë në protesta, bërjen e festave me përziere gjinore dhe shtrëngimin e duarve me një person të seksit të kundërt.
Komiteti kundër Torturës, Komiteti për të Drejtat e Njeriut dhe mandat-mbajtës të procedurave të veçanta kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin në lidhje me përdorimin e rrahjes, duke theksuar në mënyrë të veçantë përdorimin e saj kundër grave, dhe bëri thirrje për heqjen e saj.
Raporti vuri në dukje se regjimi iranian vazhdon të urdhërojë dënimin me lapidim:
Më 20 janar 2016, në një komunikim të përbashkët, një grup mandat-mbajtësish të procedurës të veçantë ka shprehur shqetësimin për rrezikun e afërt të ekzekutimit me lapidim të Fariba Khalegi, e cila u arrestua në nëntor të vitit 2013 me dyshimin për përfshirje në vrasjen e bashkëshortit të saj.
Mekanizmat e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut gjykojnë se ekzekutimi me gurë përbën një formë torture ose një trajtim apo ndëshkim tjetër mizor, degradues dhe çnjerëzor. Komiteti i të Drejtave të Njeriut po ashtu konstaton se ekzekutimi me lapidim për tradhti bashkëshortore është një dënim mjaft i shpërpjestuar me natyrën e krimit.
Duke iu referuar mungesës së lirisë së shprehjes në Iran, në raport thuhet:
Sekretari i Përgjithshëm është veçanërisht i shqetësuar në lidhje me modelin e vazhdueshme të arrestimeve arbitrare dhe dënimeve të gazetarëve dhe aktivistëve në internet. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Republika Islamike e Iranit është vendi i trete në botë për numrin e gazetarëve që kanë burgosur.
Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhjen për rritjen e persekutimit ndaj aktivistëve të mediave sociale. Në maj 2016, autoritetet arrestuan të paktën tetë përdorues të Instagramit, shumica e të cilëve ishin modele kryesore të industrisë së modës në Iran, për “akte jo-Islame” dhe “promovim të imoralitetit perëndimor”.
Një program survejimi i krimit kibernetik në Iran i quajtur “Operacioni Spider 2″, i cili gjurmon dhe merr masa kundër përdoruesve të mediave sociale, deri më tani ka rezultuar me arrestimin dhe burgosjen e disa përdoruesve të internetit me akuza të tilla si ” fyerje të Islamit “, “botim të materialeve imorale dhe të korruptuara “dhe” inkurajimin të individëve për të kryer akte imorale “.
Direktiva më e fundit e lëshuar nga Këshilli i Lartë i Cyberspace të vendit, në maj 2016, kërkon që aplikimet e mesazheve sociale t’i ruajnë të dhënat e përdoruesit në serverat iraniane. Kjo direktivë i lejon autoritetet të kenë akses në 20 milion llogaritë iraniane të lidhura me aplikimin e mesazheve telegram, forcimin e regjimit tashmë të rreptë të censurës në lidhje me trafikun e internetit. Telegrami, përdorimi i të cilit përfshin më shumë se 50 përqind të trafikut javor të internetit në vend, është përballur me kufizime, mbi 50 kanale që përmbajnë mesazhe për publikun janë bllokuar, pasi autoritetet kanë shfaqur pakënaqësinë për praninë e përmbajtjes pornografike. Për më tepër, gjyqësori ka kompetencën për të bllokuar aplikacione në të ardhmen.
Facebook dhe Twitter vazhdojnë të jenë të bllokuara tërësisht për përdoruesit e brendshëm, dhe autoritetet në mënyrë arbitrare e ndalojnë përmbajtjen nën justifikimin e mbrojtjes së familjes dhe të kulturës islame.
Megjithatë, refugjatët vazhdojnë të përballen me pabarazi, diskriminim dhe keqtrajtim. Vetëm refugjatët me leje pune të lëshuara nga sistemi Amayesh janë në gjendje për të punuar. Mbeten shumë pengesa për martesën mes iranianëve dhe refugjatëve pa dokumente, ku femrat nuk mund t’ua kalojnë shtetësinë fëmijëve dhe bashkëshortëve të tyre jo-shtetas. Fëmijët e lindur jashtë martese nuk mund të marrin certifikata lindjeje apo dokumente udhëtimi dhe janë të përjashtuar automatikisht nga aksesi në shërbimet publike.
Shumica e krahinave ka imponuar kufizime të qëndrimit për refugjatët. Në korrik të vitit 2016, autoritetet në Provincën Yazd paralajmëruan qytetarët që të mos u jepnin shtëpi me qira iranianëve jo nativë, veçanërisht refugjatëve afganë, dhe i urdhëroi ata t’i nxjerrë këtë banorë nga shtëpitë e tyre brenda 15 ditëve.
Dëbimi me forcë i refugjatëve mbetet shqetësues. Ndërmjet marsit 2014 dhe marsit 2015, 216,923 individë, duke përfshirë 1,772 fëmijë, thuhet se u dëbuan me forcë nga Republika Islamike e Iranit. Pesëdhjetë e pesë për qind e këtyre fëmijëve ishin të pashoqëruar. Në shumicën e rasteve, të dëbuarve nuk u është dhënë njoftim për dëbim dhe janë dëbuan me forcë nga vendi, duke lënë pas sendet dhe pronat e tyre. Të dëbuarit afganë shpesh përballen me kushte të rënda në qendrat e paraburgimit të mbipopulluara që nuk kanë ujë të pijshëm dhe shpesh u janë nënshtruar keqtrajtimeve, abuzimeve fizike, shfrytëzimit dhe keqtrajtimit.
Raportuesi Special mbi situatën e mbrojtësve së të drejtave të njeriut ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me vazhdimin e arrestimit arbitrar, ndalimit dhe ndjekjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut, si një përpjekje për t’i penguar ata që të angazhohen në aktivitete të ligjshme dhe paqësore të të drejtave të njeriut …. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe avokatët u janë të nënshtruar në mënyrë rutinore keqtrajtimit, duke përfshirë izolime të gjatë në vetmi, kushte degraduese gjatë ndalimit, tortura psikologjike dhe fizike dhe refuzim të trajtimit mjekësor urgjent. Ata janë dënuar shpesh me akuza të diskutueshme dhe kanë marrë dënime të tepruara me burg pas gjykimeve që nuk plotësojnë kërkesat themelore të së drejtës për proces të rregullt sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Dënimi i aktivistëve të të drejtave të njeriut tregon pakësimin e vazhdueshëm të hapësirës për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile. Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje autoriteteve për të ndaluar sulmet ndaj mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile, që ushtrojnë në mënyrë paqësore liritë themelore të njeriut dhe për të hapur hapësirë për këta individë që ata të kryejnë punën e tyre thelbësore në lirë dhe siguri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së më tej iu referua situatës së tmerrshme të grave në Iran nën regjimin e mullahëve:
Shkeljet e të drejtave të lirisë së lëvizjes dhe të shprehjes dhe e drejta për shëndet dhe punë ndikojnë seriozisht tek gratë, ashtu si edhe praktikat e martesave të hershme, vrasjet në emër të nderit dhe gjymtimet gjenitale femërore. Sipas njoftimeve, 60 për qind e grave në Republikën Islamike të Iranit kanë përjetuar dhunën në familje (shih A / HRC / 31/69). Sipas Raportit të 2015 të Gender Global Gap, 21 për qind e grave iraniane të moshës 19 vjeç dhe nën këtë moshë ishin të martuara.
Kodi Civil po ashtu u kërkon grave që të jenë të nënshtruara ndaj burrave dhe specifikon se ato mund t’i humbasin të drejtat e tyre, duke përfshirë edhe mjetet e jetesës, nëse nuk u përgjigjen nevojave seksuale të burrave të tyre.
Udhëheqësit e lartë të qeverisë kanë bërë vazhdimisht vërejtje që përforcojnë rolet tradicionale kulturore për gratë. Në disa raste, Lideri Suprem ka bërë komente mbi rolin e gruas në shoqëri dhe ka theksuar se përgjegjësia më e madhe e grave është që të mbajnë fëmijët dhe se punësimi i grave nuk është një shqetësim kryesor i vendit. Ky qëndrim i përhapur pasqyrohet në faktin se vetëm rreth 17 për qind e femrave të moshës 15 dhe 64 vjeç janë aktive në tregun e punës.
Raporti gjithashtu theksoi keqtrajtimin që u bën regjimi personave që u përkasin minoriteteve fetare dhe etnike;
Mandat-mbajtësit e procedurave të veçanta dhe organet e traktateve i janë referuar Bahá’í si pakica fetar më rëndë e persekutuar në Republikën Islamike të Iranit, ku anëtarët e saj i janë nënshtruar formave të shumta të diskriminimit që ndikojnë në gëzimin e të drejtave ekonomike, sociale dhe kulturore.
Në Republikën Islamike të Iranit, qasja në arsimim në universitetet teknike dhe profesionale dhe institucioneve arsimore jo-qeveritare është e kufizuar në përputhje me fenë që ke.
Diskriminimi dhe persekutimi i grupeve të tjera të pakicave vazhdon të jetë i përhapur. Grupet e pakicave etnike, duke përfshirë edhe arabët, azerbajxhanasit, Baluch-ët dhe kurdët, përballen me diskriminim për të pasur akses në studimet universitare, punësimin, lejet e biznesit dhe ndihmës ekonomike, për të marrë leje për të botuar libra dhe për ushtrimin e të drejtave të tyre civile dhe politike. … Qeveria gjithashtu diskriminon azerbajxhanasit duke ndaluar përdorimin e gjuhës azerbajxhanas në shkolla dhe nëpërmjet ngacmimit të azerbajxhanasve.
Duke pasur parasysh situatën e rëndë të të drejtave të njeriut në vend, Sekretari i Përgjithshëm është i zhgënjyer që Struktura aktual për Zhvillim e Ndihmës e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2017-2021 nuk ka referenca për të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore.
Në rekomandimet e tij, sekretari Ban tha:
Sekretari i Përgjithshëm mbetet thellësisht i tronditur nga raportet mbi ekzekutimet, rrahjet, arrestimet dhe ndalimet arbitrare, gjykimet e padrejta, refuzimin e aksesit në kujdesin mjekësor dhe torturat e mundshme dhe keqtrajtimet. Ai gjithashtu është i shqetësuar në lidhje me kufizimet e vazhdueshme të lirive publike dhe persekutimin ndaj aktorëve të shoqërisë civile, vazhdimin e diskriminimit ndaj grave dhe pakicave dhe kushtet e paraburgimit.
Sekretari i Përgjithshëm përsërit thirrjen e tij ndaj qeverisë për të paraqitur një moratorium mbi përdorimin e dënimit me vdekje dhe për të ndaluar ekzekutimin e të miturit dhe atyre që ishin nën 18 vjeç në kohën kur është kryer vepra.
Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje qeverisë për të krijuar hapësirë për aktorët e shoqërisë civile për të ushtruar të drejtën e tyre legjitime për kryerjen në mënyrë paqësore të aktiviteteve të tyre në siguri dhe liri, pa frikë nga arrestimet, ndalimet apo ndjekjet penale.
Sekretari i Përgjithshëm i bën thirrje qeverisë për të hequr nga legjislacioni të gjitha dispozitat diskriminuese që prekin gratë, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i kërkon qeverisë të marrë masa të menjëhershme për të mbrojtur të drejtat e të gjithë personave që u përkasin pakicave fetare dhe etnike dhe për të hequr dhe trajtuar të gjitha format e diskriminimit kundër tyre.