E hënë, 03 tetor 2016
NCRI – Në një letër të hapur për Ban Ki-moon-in, disa atletë dhe tregtarë pro-PMOI (MEK) nga Malayer-i kanë kërkuar që të paraqiten të dhënat e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran para Këshillit të OKB-së për Sigurinë dhe Këshillit të të Drejtave të Njeriut.
Pjesë të letrës janë si më poshtë:
Z. Ban Ki-moon, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe i Këshillit të OKB-për të Drejtat e Njeriut,
Me rritjen e protestave të studentevë dhe të edukatorëve në të gjithë vendin dhe me përparimin e lëvizjes për Drejtësi, shprehim solidaritetin tonë me lëvizjen për drejtësi në lidhje me masakrën e 1988. Shumë prej këtyre njerëzve të dashur (të cilët u masakruan) ishin studentë të rinj, nxënës dhe gra, përfshirë gra shtatzëna.
Për fat të keq, ata që janë përgjegjës për masakrën ende nuk janë në gjyq ose nën hetim, ndërkohë që ende mbajnë poste ekzekutive dhe janë në mesin e zyrtarëve të qeverisë aktuale.
Heshtja e komuniteteve ndërkombëtare dhe organizatave të ndryshme të të drejtave të njeriut, sikurse edhe e Kombeve të Bashkuara kundër këtij krimi historik ka qenë një nxitje për të vazhduar edhe në ditët e sotme vrasjet, varjet, torturat dhe ekzekutimet e bijëve të popullit tonë. Ne dënojmë këtë masakër dhe kërkojmë gjykimin e të gjithë atyre që janë përgjegjës për këtë krim çnjerëzor.
Kërkojmë që të merren masat e nevojshme, me seriozitet, për të paraqitur këtë krim kundër njerëzimit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale në mënyrë që autorët e krimit të sillen para drejtësisë. Këto janë kërkesa legjitime të cilat janë lehtësisht të zbatueshme, por vetëm me kurajo politike. Ne mbështesim thirrjen e Znj Maryam Rajavi në këtë drejtim.
Disa atletë dhe tregtarë pro-PMOI (MEK) nga Malayer-i
E premte 30 shtator