E martë, 22 nëntor 2016
NCRI – Ish-ministri dhe ambasadori jordanez, Bassam al-Amoush në një intervistë me NCRI më 18 nëntor 2016 foli për ndërhyrjen e Iranit në rajon dhe deklaroi: “ndërhyrja e Iranit në rajon nuk kufizohet vetëm në zaptimin e tokave, por edhe ndez kryengritjen sektare, si dhe një luftë fetare për të ndarë muslimanët”.
Ai gjithashtu shtoi: “populli iranian është i civilizuar dhe musliman. Ata duan të kenë drejtuesit që të kujdesen për ta, por regjimi klerikal i merr paratë e tyre për t’i shpenzuar në luftërat që nuk kanë ndonjë dobi për njerëzit. Regjimi klerikal është bashkuar me regjimin sirian për të vrarë sirianët dhe për të dezintegruar popullin irakian. Kjo madje nuk sjell dobi as për ekonominë tonë duke qenë se ekonomia e Iranit është prekur nga milona dollarë shpenzime të shpërdoruara”.
Dr. Bassam al-Amoush dënoi politikat përçarëse të regjimit iranian të cilat kanë çuar në ndarjen e vendeve islame. Ai tha: “Unë nuk jam dakord me politikat përçarëse që ndjek Khamenei si Lideri Suprem i Iranit.”
Të enjten, më 17 nëntor të vitit 2016, në fund të seancës së jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm, nga ana e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik iu paraqit OKB-së rasti i sulmit me raketa të milicive Houthi kundër Mekës.
Të premten më 18 nëntor 2016, CNN Arabic News njoftoi këtë lajm: “Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Nizar Madani tha se Arabia Saudite nuk do të tolerojë asnjë dëm në tempujt e dy Imamëve të Shenjtë dhe nëse ndokush nuk adhuron tokën e shenjtë, as ai nuk do të respektojë territoret e tjera”.
Ai u kërkoi të gjitha vendeve islamike të mbajnë një qëndrim të qartë për këtë çështje në mënyrë që sulme të tilla kriminale të mos përsëriten në të ardhmen.
Ministri i Punëve të Jashtme shtoi: “çdo vend që mbështet milicitë Houthi dhe Ali Abdullah Salehin dhe çdo popull që furnizon Houthisët me para, armë dhe raketa ka përgjegjësi ligjore dhe është ortak i përhershëm i tyre në sulm. Ata janë po ashtu mbështetës të terrorizmit dhe krijuesit e kaosit, pasigurisë, dhe destabilitetit në vendet islamike. “