Saturday, July 27, 2024

Iran: Një grua u sulmua me acid dy hërë

E hënë, 21 nëntor 2016

NCRI – Një grua në Qazvin (Irani veriperëndimor), u shtrua në spital pasi u sulmua me acid.
Gruaja i ishte drejtuar gjykatës një javë më parë, duke deklaruar se e kishin sulmuar në fytyrë me acid. Megjithatë, ankesa e saj nuk solli asnjë veprim gjyqësor nga ana e gjyqësorit të regjimit, deri sa ajo u sulmua me acid për herë të dytë.

Duke u përpjekur të përshkruajë detajet e hedhjes së acidit ndaj njëmesogruaje në Qazvin, Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Departamentin e Drejtësisë Mehralian Qazvin tha: “viktima është një grua 44-vjeçare, e cila aktualisht është shtruar në spital për shkak të djegieve të acidit dhe në këtë moment nuk është në gjendje të flasë “, sipas agjencisë së lajmeve shtetërore Rokna më 17 nëntor.
Zyrtari i regjimit pohoi se pas incidentit të parë në fytyrën e gruas nuk u panë shenja të lëndimeve apo djegies. “Më pak se dy javë më parë, gruaja iu drejtua gjykatës, duke u ankuar se e kishin sulmuar me acid gjatë një konflikti familjar dhe duke deklaruar se i kishin hedhur acid në fytyrë. Por pasi u kontrollua, nuk u zbuluan shenja të lëndimeve apo të djegies në fytyrë”, shtoi ai.
Mehralian tha se: “gruaja iu drejtua gjykatës edhe një herë më 14 nëntor, duke u ankuar se e kishin sulmuar me acid në fytyrë për herë të dytë”.
Drejtori i Marrëdhënieve me Publikun në Departamentin e Drejtësisë Qazvin-së shtoi: “Gruaja është shtruar në spital për shkak të plagëve të rënda, dhe nuk është në gjendje të flasë dhe të tregojë personin që e sulmoi”.
Agjencia e lajmeve ISNA po ashtu njoftoi më 14 nëntor për një tjetër sulm me acid në rrethin e Afsarieh të Teheranit gjatë të cilët iu hodh acid mbi kokë dhe fytyrë një gruaje 24-vjeçare.