Saturday, July 27, 2024

Irani përshpejton dërgimin e armëve dhe milicëve në Siri

E mërkurë, 07 dhjetor 2016

NCRI – Duke përdorur avionët e vet tregtarë, Irani ka përshpejtuar dërgimin e milicive shiitë irakian dhe afgan, si dhe armë në Siri, për të ndihmuar regjimin e Asadit dhe aleatët e tij të intensifikojnë sulmet e tyre në Aleppon lindore.
Kontrolluar nga rebelët, zonat e rrethuara të Alepos Lindore janë nën sulmet e ashpra nga ana e forcave qeveritare siriane, Gardës Revolucionare të Iranit dhe milicive shiite të lidhura me Teheranin.

Ndërkohë që Irani vazhdon mbështetjen e tij financiare dhe ushtarake për regjimin e Asadit, Kongresi i SHBA i ka zgjatur sanksionet ndaj Iranit edhe për dhjetë vjet.
Gjithashtu Komiteti i tretë i OKB-së ka lëshuar një rezolutë, duke dënuar ndërhyrjen e përgjakshme të Teheranit në luftën siriane.
Sipas faqes së internetit ‘War Reports’, si dhe faqes ‘ Siri & Irak War Reports’, të dyja të drejtuara nga disa aktivistë iranianë kundër ndërhyrjes së Iranit në Irak dhe Siri, Irani ka dërguar së fundmi mijëra milicë të lidhur me grupin shiit irakian ‘el -Hashd al-shaabi “nga aeroporti Abadan në Siri. Sipas këtij raporti, milicët irakianë të cilët luajnë një rol të madh në rrethimit vdekjeprurës të Aleppo-s, janë çuar shpesh në Damask me avionët Mahan Air të Iranit, për t’u transferuar më pas në zona të ndryshme të konfliktit në Siri.
Mahan Air ka qenë në listën e sanksioneve të Thesarit të SHBA-së që nga viti 2011 për “transferimin e armëve, forcave dhe pajisjeve ushtarake të Forcave Quds të Gardës Revolucionare në Siri” , por, që atëherë, ka vazhduar fluturimet e rregullta.
Shumica e anëtarëve të Kongresit amerikan besojnë se ndërhyrja e vazhdueshme ushtarake e Iranit në Siri është një shkelje e qartë e marrëveshjes bërthamore nga ana eTeherani, dhe kërkojnë më shumë sanksione kundër Republikës Islamike.