Friday, July 26, 2024

Iran: Interneti kontribuon për t’u rebeluar dhe për të simpatizuar MEK-un

E martë, 06 dhjetor 2016

NCRI – Mullah Movahedi Kermani, kreu i Shtabit për “Promovimin e Virtytit dhe Ndalimin e veseve”, ka shprehur frikën e regjimit iranian nga përhapja e rrjeteve sociale në Iran dhe simpatinë e të rinjve për opozitën iraniane, PMOI / MEK. Ai tha: “Interneti … kontribuon për t’u rebeluar dhe për të simpatizuar PMOI-n, duke krijuar çoroditje konceptuale.”

Media shtetërore iraniane citoi Movahedi Kermanin, të dielën, 4 dhjetor 2016, që tha: “Sot, hapësira kibernetike ka përparësi mbi zgjedhjet dhe mbulimin (e femrave). Çështja e zgjedhjeve dhe e velit janë prioritete të dyta dhe të treta. Për fat të keq , disa nga zyrtarët u treguan të pabesë kur futën internetin. Shumë zyrtarë nuk kanë bërë një punë të mirë në paraqitjen e internetit. I kanë paraqitur ndikimet pozitive dhe negative të internetit si të ishin të barabarta, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë. Ka më shumë pasoja negative… Prandaj, duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj çështjeje që sot na ka zënë në kurth “.
Ai vazhdoi fjalimin e tij duke shprehur frikën ndaj internetit dhe popullaritetit të saj mes njerëzve. “Sot, gratë dhe fëmijët tanë, të rinjtë dhe të vjetërit, janë në shënjestër të këtij pushtimi kulturor. Për shembull, nëse shkoni në një mbrëmje të një të afërmi, do të shihni që të gjithë, të rinj e të vjetër, janë të zënë me telefonat e tyre celular. A kemi pyetur ndonjëherë çfarë po ndodh në këta celularë dhe çfarë po shikojnë këta njerëz? “
Ai shtoi: “Kam marrë disa materiale nga Kuvendi i Ekspertëve të cilat shpjegojnë rreziqet e hapësirës kibernetike. Zbulova se interneti ka fuqinë për të çrrënjosur fenë dhe Islamin. Vënia jo si duhet e velit është e keqe, por interneti është njëqind herë më keq. “