Saturday, July 27, 2024

Iran: ‘Protesta të studentëve në qytete të ndryshme, me rastin e “Ditës së studentëve”

E martë, 06 dhjetor 2016

6 dhjetor, Protesta
Studentët thërrisnin: ” Studentët vdesin, por nuk pranojnë poshtërimin”, “Të burgosurit politikë duhet të lirohen”
Me rastin e Ditës së Studentëve (6 dhjetor) studentët e universiteteve në qytete të ndryshme organizuan demonstrata dhe tubime proteste për të shprehur zemërimin e tyre ndaj regjimit të mullahëve.

Në Tabriz, studentët organizuan një tubim përpara universitetit pavarësisht pranisë së madhe të agjentë të inteligjencës dhe agjentëve të veshur civilë . Ata thërrisnin: “Mesazhi ynë i fundit për regjimin jokompetent: kombi që do liri është i gatshëm të ngrihet!”
Studentët e universitetit Zahedan në ceremoninë e mbajtur më 5 dhjetor thërrisnin: ” Studentët vdesin, por nuk pranojnë poshtërim” dhe “Të burgosurit politikë duhet të lirohen”. Zyrtarët e shtetit penguan hyrjen e lirë të studentëve për të parandaluar formimin e protestave studentore.
Në të njëjtën ditë, studentët e Universitetit Tarbiat Modarres në Teheran ndërprenë në mënyrë të përsëritur fjalimin e Ma’soumeh Ebtekarit, kreu i Departamentit të Mjedisit të Rouhanit, dhe thërrisnin: “Të burgosurit politikë duhet të lirohen “. Në shenjë proteste për gjendjen katastrofike të ndotjes së ajrit në qytete të ndryshme, studentët paraqitën cilindra me oksigjen për Ma’soumeh Ebtekarin.
Studentët e Universitetit Khajeh Nasir në Teheran shkruan parulla të mëdha që i vunë në muret e amfiteatrit:” Universiteti nuk është garnizon, universiteti ynë është i gjallë “,” të burgosurit politikë duhet të lirohen “.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit
6 dhjetor 2016