Në një takim informues rreth Iranit të mbajtur nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, Admirali Michael Gilday, Drejtor i Shefave të Përbashkët të Shtabit amerikan, konfirmoi se SHBA ia atribuon sulmin mbi anije-cisternat e naftës në bregdetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE) Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC).
Zyrtari amerikan shpjegoi se analistët kanë gjetur lidhje mes minave magnetike të përdorura në sulm dhe minave magnetike të përdorura nga IRGC.
IRGC është etiketuar së fundmi si organizatë e huaj terroriste (FTO) nga Shtetet e Bashkuara. Kjo lëvizje mund të duket e guximshme pasi është hera e parë që një qeveri amerikane etiketon ushtrinë e një vendi tjetër si organizatë terroriste. Megjithatë, ky etiketim mund të kishte qenë i justifikuar edhe po të ishte bërë shumë vite më parë, pasi IRGC i plotëson të gjitha kriteret.