Korrupsioni është një problem kaq i përhapur në Iran saqë do të duhej një punë kolosale për ta çrrënjosur atë nga lidershipi. Në fakt, kjo mund të përshkruhet shumë mirë si një punë e pamundur, thjesht për faktin se është kaq thellë i ngulitur në të gjitha nivelet.
Populli i Iranit e kupton që korrupsioni është një nga arsyet e dështimit të ekonomisë së vendit dhe zyrtarët janë munduar ta mbulojnë për vite të tëra. Është një pikë kaq e zjarrtë debatesh në politikën e vendit saqë nuk mund të shpërfillet.
Ka padrejtësi në shumë fusha, sidomos në sistemin e drejtësisë në Iran. Kryegjyqtari i vendit është Ebrahim Raisi. Caktimi i tij ka shkaktuar shumë polemika për shkak të pozicionit të tij në një nga komitetet e vdekjes gjatë masakrës së 1988-ës. Ai ka luajtur rol të drejtpërdrejtë në incidentin ku dhjetëra mijëra anëtarë të opozitës kryesore u vranë brenda një vere të vetme.
Një gjë është shumë e qartë – zyrtarët e regjimit nuk kanë absolutisht ndërmend të luftojnë kundër korrupsionit që ua mbush xhepat.