Abdolreza Mesri, Anëtar i “Komitetit të Vdekjes” në Kermanshah, Bëhet Zëvendës Kryetar i Parlamentit të Fashizmit Fetar

377

 

Udhëheqësit e regjimit të mullahëve janë një tufë pjesëtarësh të gardës revolucionare, torturuesish e hajdutësh

Dje, krye-ithtari Abdolreza Masri, anëtar i Komitetit të Vdekjes në provincën Kermanshah gjatë masakrës së të burgosurve politikë në 1988-ën, u bë zëvendës-kryetar i parlamentit të fashizmit fetar që sundon Iranin.

Mes viteve 1981 dhe 1986, kohë kur mullahu kriminel Ali Fallahian ishte gjykatësi fetar i Kermanshah, Mesri ishte krye-interrogatori dhe torturuesi në këtë provincë. Ky ithtar ka qenë përfaqësuesi i Prokurorisë së Kurdistanit për një periudhë dhe ka shërbyer si prokuror në prokurorinë e Kermanshahut si dhe ka qenë aktiv në torturimin dhe ekzekutimin e shumë të burgosurve politikë.

Ai ka qenë anëtar i “Komitetit të Vdekjes” në provincën Kermanshah gjatë masakrës së të burgosurve politikë në vitin 1988 si përfaqësues i Prokurorit Revolucionar dhe ka dërguar tek trekëmbëshi një numër të madh të burgosurish politikë.

Abdolreza Mesri, i cili duhet të përballet me drejtësinë për krime kundër njerëzimit, u caktua Ministër i Mirëqenies dhe Sigurisë Shoqërore në 2006-ën dhe si Ambasador i Mullahëve në Venezuelë në 2009-ën.

Gjatë grindjeve të brendshme të regjimit vitet e fundit, është zbuluar se kredencialet e arsimimit të Mesri-t janë të rreme dhe se ka qenë i përfshirë në shumë raste vjedhjeje e korrupsioni në Ministrinë e Mirëqenies dhe Sigurisë Shoqërore.

Në regjimin e Velayat-e Faqih, ministrat, ambasadorët, deputetët, guvernatorët dhe zyrtarët e tjerë janë ose pjesëtarë të Gardës Revolucionare ose torturues. Anëtarët e parlamentit klerikal, kryetari i të cilit është pjesëtar i Gardës Revolucionare dhe zëvendësi i tij ka qenë i përfshirë në masakrën e 1988-ës, kanë një regjistër të zi represioni, torture, ekzekutimi, eksporti të terrorizmit dhe fondamentalizmit, dhe plaçkitjeje të pasurisë së popullit iranian.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
27 maj 2019