Thursday, March 28, 2024

Iran: Zbulohet përmasa e programit të luftëtarëve të huaj të IRGC

E martë, 14 shkurt 2017

NCRI – Zyra përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) sot zbuloi, nga burimet e saj brenda Iranit, programin e sofistikuar të regjimit për trajnimin e mercenarëve të huaj.

Forca Quds e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka krijuar Drejtorinë e Trajnimit me emrin e koduar ’12, 000 ‘. Me seli në bazën ushtarake Imam Ali, IRGC drejton dhjetëra kampe trajnimi në të gjithë Iranin, të specializuara në të gjitha aspektet e luftës nga raketat tek operacionet detare. Trupat janë të ndara sipas kombësisë, si dhe specializimit.

Drejtoria e Trajnimit është miratuar nga udhëheqësi suprem, Ali Khamenei, në një vizitë tek Forca Quds, sipas një këshilltari të lartë të komandanti t të përgjithshëm të IRGC dhe ish-komandant i Drejtorisë, gjeneral brigade i IRGC, Khosrow Orouj.

Çdo muaj, qindra forca nga Iraku, Siria, Jemeni, Afganistani dhe Libani – vende ku regjimi është i përfshirë në luftimet e vijës së frontit – marrin trajnim ushtarak dhe më pas dërgohen në vija të ndryshme të frontit. Ndërsa për operacionet në vendet ku nuk ka luftë të hapur – duke përfshirë edhe vendet e Gjirit Persik, si Bahreinin dhe Kuvajtin – trajnohen  celula terroriste.