E mërkurë, 15 shkurt 2017
NCRI – Babai i dëshmorit Mostafa Karim Beigi në një deklaratë dënoi agjentët e Ministrisë së Inteligjencës për arrestimin e gruas së tij dhe për kërcënimin për t’i djegur shtëpinë.
Deklarata thotë: “Na thanë se Shahnazi do të lirohet me kusht që ne të heshtim. Gjënjetra pas gënjeshtrash, shtypje pas shtypje. Me krenari njoftoj se jam babai i Mostafa Karim Beigit, një djalë 26-vjeçar, i cili sakrifikoi jetën e tij për Iranin dhe për liri”.
Në deklaratë, Mohammad Karim Beigi shpjegoi si vdiq djali i tij: “pas kryengritjes së vitit 2009 në Iran, djali im doli në rrugë me duar bosh, por ai u qëllua në ballë. Jam babai që varrosi me duart e veta djalin e tij në varrin e ftohtë, ndërsa ai ishte zhytur në gjak. Sot vajza ime përjeton dhimbje të thellë pasi nëna e saj është arrestuar dhe burgosur me akuzën se “kërkon drejtësi”.