E martë, 14 shkurt 2017
Nëntë të burgosur të dënuar me vdekje, tre vendime për amputim të dorës.
Xhelatët e regjimit të mullahëve kanë dërguar 10 të burgosur në trekëmbësh në Kum dhe Zabol më 13 shkurt. Njëri prej tyre u ekzekutua, ndërsa ankesa e tij ishte dërguar në gjyqësorin e regjimit. Gjithashtu, tre të burgosur të tjerë, 29 dhe 30 vjeç, u ekzekutuan në burgjet e Jiroft-it dhe Mashhad-it më 11 dhe 12 shkurt.
Nga ana tjetër, nëntë të burgosur thuhet se janë transferuar në izolim në burgun Gohardasht për t’u ekzekutuar. Rezistenca iraniane i bën thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse ndërkombëtare për të ndërmarrë veprime urgjente dhe efektive për t’i parandaluar këto ekzekutime.
Disa ditë më parë, Ali Alizadeh, një zyrtar i të ashtuquajturës fushatë anti-drogë, bëri thirrje për vazhdimin e dënimeve brutale dhe tha: “Rregullimi i dënimit me vdekje, nuk kontribuon në fushatë, dhe e përball atë me sfida.” (Khaneh Mettlat, Agjencia shtetërore e lajmeve – 5 shkurt 2017)
Në një tjetër rast, gjyqësori i mullahëve në Teheran ka lëshuar aktvendimin për prerjen e duarve për tre persona të akuzuar për vjedhje. (Hamshahri, e përditshmja shtetërore – 12 shkurt 2017)