E hënë, 13 Mars 2017 10:28
Protestuesit: “Urrejmë padrejtësinë”, “Mësues, nxënës, infermierë, punëtorë, unitet, dhe unitet!”
Në mëngjesin e së dielës, 12 mars, mijëra pensionistë në Teheran dhe qytete të tjera si Mashhad, Sari, Tabriz, Orumiyeh, Rasht, Yazd, Khorram Abad, Qom dhe Ferdoës protestuan kundër kushteve të tyre të jetesës. Protestat u mbajtën në Teheran para zyrës së Rouhanit, Presidentit të regjimit, në Rrugën Pasteur, dhe në qytete të tjera përpara ndërtesave të Organizatave të pensionistëve. Demonstruesit kërkonin barazimin e pensioneve të tyre me punëtorët e tjerë, reformat e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës.
Protestat zhvilloheshin ndërkohë që forcat represive kërcënonin vazhdimisht demonstruesit dhe i pengonin ata për të filmuar dhe për të bërë fotografi. Po ashtu një numër familjesh të edukatorëve të cilët kishin marrë pjesë në protestën e 28 shkurtit përpara parlamentit të regjimit ishin kërcënuar nga agjentët e inteligjencës.
Demonstruesit thërrisnin: “Studentë, punëtorë, mësues, infermierë, unitet, unitet”, “të gjitha premtimet e bëra ishin boshe, çdo gjë e thënë ishte gënjeshtër”, “jemi duke pritur për rezultatet, nuk do të lëvizim nga vendi, do të qëndrojmë këtu”, ” një përvetësim më pak, problemi ynë do të zgjidhet “, “në qoftë se problemi ynë nuk zgjidhet, lëvizja do të vazhdojë “,