E shtunë, 11 Mars 2017
Njëkohesisht me konferencën ndërkombëtare me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas në Tiranë, u organizua një ekspozitë fotografike mbi historinë 150 vjeçare të luftës së grave iraniane për liri.
Pasi vizitoi ekspozitën, Maryam Rajavi bëri komente të shkurtra, duke lavdëruar luftën e grave iraniane. Ajo bëri homazh për gratë nismëtare që dhanë jetën e tyre për lirinë e Iranit dhe vuri lule në një monument kushtuar atyre.